Si T’i Ruani Karrotat Që Të Qëndrojnë Sa Më Të Freskëta

2.1k 0

Natyralisht të ëmbla dhe plot me lëndë ushqyese, karotat janë ndër perimet më të gjithanshme në kuzhinë.

Ndodh shpesh që pasi keni përdorur dy ose tre karota nga tufa, pjesa tjetër të lihen të kalben.

Për të mos lejuar që kjo të ndodhë, AgroWeb.org ju jep disa këshilla se si t’i ruani në mënyrë që të mos prishen me kalimin e kohës.

Si të ruani karotat

Hiqni gjethet e karotës, sepse nëse i lini ato do të heqin lagështinë dhe do të bëjnë që karrotat të prishen më shpejt.

Shmangni larjen e karotave deri para konsumit apo gatimit të tyre. Mbajini ato  të thata, sepse kështu do të rezistojnë për një periudhë më të gjatë kohore.

Në këtë mënyrë mund të zgjasin për rreth tre deri në katër javë në frigorifer.

Mbështillini karotat e paqëruara dhe të palara në një pecetë letre dhe ruajini në një enë ose qese ushqimi hermetike.

Vendoseni enën me karota në pjesën më të freskët të frigoriferit.

Si të ruani karotat e qëruara

Lëvoret e karotës veprojnë si një shtresë mbrojtëse, kështu që kur ato hiqen, karotat thahen më lehtë.

Për fat të mirë, ekziston një metodë për të ruajtur karotat e qëruara që do t’i mbajë ato të freskëta për gati një muaj.

Lani tërësisht karotat e qëruara, zhytini në një enë me ujë të ftohtë dhe vendosini në frigorifer.

Ndryshoni ujin një herë në disa ditë për të penguar rritjen e baktereve.

Shpëlajini edhe një herë para se t’i konsumoni

Si të ruani karotat e gatuara

Të ruajtura në një enë hermetike në frigorifer, karotat e gatuara do të zgjasin për rreth katër ditë.

Lërini karotat të ftohen plotësisht pas zierjes dhe më pas trasferojni në një enë hermetike dhe vendosini në frigorifer.

A mund t’i ngrini karotat?

Po, ju mund t’i ngrini karotat! Fillimisht qëroni dhe prisni karotat.

Vendosini në ujë të vluar për 2 deri në 3 minuta, në varësi të madhësisë së karotave, më pas transferojini në një tas me ujë akull.

Transferoni karotat e ngrira në një qese hermetike dhe vendosini në frigorifer. /AgroWeb.org

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.