Torta e Njëmijë Mollëve – Receta e Thjeshtë në Shtëpi

2k 0

Kjo është një recetë unike, ku në vend të petave përdoren fetat e mollës të prera sa më hollë. E shijshme, e butë dhe plotë aromë, kjo recetë që AgroWeb sjell sot për ju është thjesht fantastike.

Provoni t’a përgatisni duke ndjekur hapat si më poshtë.

Përbërësit

1 kg mollë

5 vezë

110 gr miell 00

një majë luge kripë

90 g sheqer

30 g gjalpë i shkrirë

150 ml qumësht

2 limonë (lëngu dhe lëvoret)

16 gr pluhur pjekje për ëmbëlsira

Bajame të prera hollë

Sheqer pluhur

Përgatija

Qëroni mollët dhe pritini në feta shumë të holla. Disa feta pritini pak më të trasha dhe lërini për të zbukuruar ëmbëlsirën. Spërkatini fetat me lëng limoni dhe lërini mënjanë.

Rrihni vezët me sheqerin. Shtoni lëkurën dhe lëngun e limonit, kripën, gjalpin e shkrirë, qumështin, miellin dhe pluhurin për pjekje. Përziejini mirë. Bashkojeni masën me fetat e mollës dhe hidheni në tavë. Sipër vendosni fetat më të trasha dhe sipër spërkatni me bajamet e prera.

Piqeni në 180° për 30-40 minuta. Servireni kekun të spërkatur me sheqer pluhur. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.