Vezë dhe Hudhra – Receta e Pagabueshme e Salcës Së Makaronave

1.8k 0

Kjo recetë është një përpunim i majonezës klasike por me një shije më të fortë.

Ajo përgatitet lehtë, mjafton të përzieni mirë të gjithë përbërësit, të cilët janë të thjeshtë dhe të kudo gjendshëm.

Për shkak të aromës karakteristike, salca përdoret kryesisht për të shoqëruar pjatat kryesore të peshkut, mishin e pjekur në skarë, perimet e ziera, ose edhe duke e shijuar me pak bukë të thekur.

Ju mund t’i shtoni edhe më shumë shije dhe aromë duke përdorur barishte aromatike, si trumzë, majdanoz ose borzilok, ose një lugë çaji uthull molle.

Nëse dëshironi mund të zëvendësoni vajin e ullirit me një vaj cilësor farash, dhe për një variant vegan, zëvendësoni vezët me një ose dy patate të ziera.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni më poshtë recetën duke ndjekur këshillat hap pas hapi.

Përbërësit

  • 2 vezë të freskëta
  • 4 thelpi hudhra
  • Lëng nga 1/2 limoni
  • 250 g vaj ulliri
  • Kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Filloni duke zier vezët. Pasi të ziejnë, kullojini dhe zhytini në një enë të mbushur me ujë të ftohtë.

Në këtë mënyrë do të jetë shumë më e lehtë për t’i qëruar.

Ndani të bardhën e vezës nga e verdha, në mënyrë që të përftoni një përzierje më homogjene kur të përzieni salcën.

Hidhini vezët në një enë dhe shtoni kripën, thelpinjtë e hudhrës, dhe lëngun e limonit.

Shtoni vajin gradualisht dhe ndërkohë filloni ta përzieni me një mikser dore me lëvizje nga poshtë lart për të përfshirë më shumë ajër. Në fund do të përftoni një salcë të trashë.

Mbulojeni dhe lëreni të pushojë për rreth një orë përpara se ta servirni.

Konsumoni salcën menjëherë, por nëse ju ka tepruar ruajeni në frigorifer të mbuluar dhe konsumojeni brenda ditës. /AgroWeb.org