5 Gabime që Nuk Duhet të Bëni Kur Përgatisni Gjellë me Mish

2.2k 0

Sot do të flasim për përgatitjen e gjellës me mish, një pjatë që nuk duhet të mungojë asnjëherë në tryezë.

Një recetë në dukje e thjeshtë, por që, si çdo gatim ka disa sekrete.

Çfarë mishi të zgjedh? Të shtoj apo jo perime? Dhe çfarë të bëj me miellin? Mund të jenë disa nga pyetjet që të paktën një herë në jetën tuaj i keni bërë vetes para se të përgatisni një gjellë me mish.

AgroWeb.org ju njeh me të gjitha gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani zierje.

Zgjedhja e mishit

Ju mund të zgjidhni llojin e mishit që ju pëlqen më shumë, por e rëndësishme është ta prisni mishin në copa të vogla, aq sa një kafshatë.

Të shtoni apo jo miell

Për disa është thelbësore që copat e mishit të lyhen me miell para se të skuqen, por të tjerë nuk e preferojnë këtë.

E vërteta? Një mënyrë e mirë për t’u siguruar që mishi të mos ngurtësohet, është ta lyeni me shumë pak miell.

Mos i gatuani të gjithë përbërësit bashkë

Mbani mend se për të përgatitur një gjellë me mish, fillimisht duhet t’i gatuani përbërësit veçmas dhe më pas t’i kombinoni.

Një kaurdisje e thjeshtë e mishit me vaj ulliri dhe qepë është minimumi i padiskutueshëm që duhet të bëni.

Më pas aty mund të shtoni edhe perimet që ju pëlqejnë më shumë si: bizelet, kërpudhat, patatet ose bishtajat.

Sasia e lëgjeve që duhet të përdorni

Kur vjen momenti për t’i kombinuar perimet me mishin, mund të keni ende dyshime rreth sasisë së lëngut që duhet të shtoni.

Shtoni ujë apo çfarë do lloj lëngu që po përdorni, duke u siguruar që të mbulojnë mishin.

Gatuajeni në zjarr të ulët dhe shtoni vazhdimisht nga pak lëng, në këtë mënyrë nuk do të rrezikoni të sillni në tryezë një ushqim të thatë ose të fortë.

Në kuzhinë duhet durim

Nëse jeni me nxitim, shmangni vaktet që kërkojnë zierje.

Kjo koha e gatimit është e rëndësishme dhe nuk mund të jetë e shkurtër.

Për ta bërë mishin më të butë, ai duhet të ziejë për të paktën 2 orë, ndërsa për mishrat e bardhë që janë më të butë do të duhet rreth 40 minuta, por jo më pak./AgroWeb.org