Biskota Shtëpie me Bajame – Receta e Ëmbël më e Preferuar

3.1k 0

Biskotat me bajame njihen për shijen e tyre fantastike, për përbërjen e tyre krokante dhe faktin që mund t’i konsumoni kur të doni.

Receta tradicionale e tyre është shumë e thjeshtë edhe goxha e shpejtë, por ruan një sekret: biskotat me bajame piqen dy herë.

AgroWeb.org ju tregon të gjitha truket për t’i përgatitur ato në mënyrë perfekte, pa patur frikë që t’ju dalin të forta.

Një pikë kyçe e recetës është përzgjedhja e bajameve: ato duhet të jenë të pa qëruara, pasi i japin biskotave një shije akoma dhe më unike.

Dhe nëse dëshironi biskota akoma dhe më krokante, mund t’i piqni 3-4 minuta bajamet në furrë para se t’i përdorni në recetë.

Ndryshe nga biskotat e tjera, biskotat me bajame mund t’i ruani deri në një muaj nëse i ruani në një enë me kapak ose në qese letre.

Kini kujdes të mos i fusni në qese plastike, pasi do të thahen e forcohen, dhe nuk do të jenë më të ngrënshme.

Përbërësit për 40 biskota me bajame

  • 280 g miell
  • 150 g sheqer pluhur
  • 130 g bajame me lëkurë
  • 2 vezë
  • Lëkurën e grirë të një portokalli
  • Lëkurën e grirë të një limoni
  • Pak kripë
  • 1 e verdhë veze e rrahur me pak ujë
  • 1 lugë çaji me sodë buke ose fryrës ëmbëlsirash

Si të përgatisni biskotat me bajame

Në një tas të madh hidhni vezët, sheqerin dhe lëkurën e portokallit dhe limonit, e më pas përzjejini me rrahësin elektrik.

Pasi ta keni situr miellin, sodën e bukës dhe kripën, shtojeni tek tasi i vezëve dhe përzjejeni me një lugë druri.

Kur drumi të fillojë të lidhet, kalojeni në tavolinën e spërkatur me pak miell.

AgroWeb.org ju këshillon që ta punoni me duar derisa të keni formuar një brumë të plotë dhe të njëtrajtshëm.

Shtoni bajamet, të cilat i keni prerë më parë përgjysmë, dhe punojeni brumin sa ato të bashkohen tërësisht.

Më pas ndajeni brumin në dy pjesë, dhe jepini secilës formën e një cilindri të gjatë.

Shtypini cilindrat e brumit, që t’u jepni një formë më të mirë dhe pritini në shirita nga 1 cm.

Lyejini dy shiritat me të verdhën e vezës të rrahur me pak ujë.

Vendosini në një tavë të lyer me pak gjalpë, ose mund të vendosni një letër pjekjeje.

Piqini për 15-20 minuta në furrë me 180 gradë, ose derisa të shihni që brumi i biskotave të jetë fryrë.

Nxirrini nga furra, lërini të ftohen për pak minuta dhe shikoni nëse ndonjërës prej tyre i është prishur forma që ta rregulloni.

Pjekja e dytë duhet të bëhet me temperaturë 150 gradë, dhe duhet të zgjasë rreth 15-20 minuta.

AgroWeb.org ju këshillon që sa herë t’i piqni kini kujdes që t’i ktheni nga të dyja anët që pjekja të jetë e njëtrajtshme.

Fikeni furrën, hapini pak derën dhe lërini biskotat të ftohen.

Mund të jenë shoqërueset perfekte të çajit, kafesë apo edhe qumështit.

Ideale si për fëmijët por edhe për të rriturit. Për çdo vakt dhe festë familjare. /AgroWeb.org