Ushqimet, 13.5 % më shumë se në 2002, bulmeti është rritur me 38%

496 0

Rritja e çmimeve është ngadalësuar edhe në shkurt. Kjo ka bërë që inflacioni të shënojë rënie për të katërtin muaj radhazi dhe të zbresë në 7.1% muajin e kaluar, nga 3.9% që ishte një vit më parë.

Por, me gjithë frenimin e lehtë artikujt ushqimorë vijojnë të mbeten grupi që ka ndikuar më shumë inflacionin, me rritje dyshifrore krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar.

Çmimet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike rezultojnë 13.5% më të shtrenjta se kundrejt të njëjtës periudhë të vitit 2022.

Më e fortë rritja konstatohet për produktet e bulmetit veccanërisht që janë rritur me gati 28% më shumë, ndjekur nga nëngrupet e vajrave e yndyrnave, produktet e peshkut e mishit si dhe buka e drithërat që qytetarët prej më shumë se një vitit po i blejnë ato më shtrenjtë.

Ndërkohë, vijon rritja e çmimeve për qiratë, faturat e ujit energjisë ndërsa gjithnjë e më shtrenjtë kushton të arredosh e mobilosh shtëpinë.

Të vishesh, të argëtohesh e të frekuentosh baret e restorantet po ashtu po kushton më shtrenjtë pasi rritja e çmimeve për këto grupe ka vijuar edhe përgjatë shkurtit.

Ndikim në ecurinë e inflacionit ka dhënë edhe transporti, me çmimet e karburanteve që edhe në tregun vendas kanë pësuar luhatje të herëpashershme duke qëndruar në nivele ndjeshëm më të larta se një vit më parë.

Burimi: Top Channel

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.