Bukë e Butë me Kos dhe Djathë – Receta me Shije Perfekte

3.6k 0

Buka e përgatitur në shtëpi nuk ka të krahasuar me asgjë tjetër.

Në këtë mënyrë jeni ju që kontrolloni cilësinë e përbërësve me të cilët përgatitet ajo.

Receta e sotme nuk tregon hapat e përgatitjes së bukës klasike, por të një lloji tjetër që premton shumë shije.

Nga njëra anë kosi i jep butësinë perfekte si tulit por dhe kores së bukës, e ndërsa dy llojet e djathit i japin shijen dhe aromën marramendëse.

Lexoni të gjitha hapat që ju duhen dhe përgatiteni që sot këtë recetë të mrekullueshme.

Përbërësit

  • 3 gota uji miell i situr
  • 150 g gjalpë i shkrirë (për një recetë sa më të shëndetshme mund të përdorni vaj ulliri)
  • 1 gotë uji me djathë të bardhë
  • 1 gotë uji me djathë kaçkavall
  • 2 vezë
  • 3-4 lugë gjelle salcë kosi
  • 3-4 lugë gjelle kos
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji fryrës

Përgatitja

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të ndizni furrën në 200 gradë.

Ndërkohë merrni një formë keku dhe lyejeni me pak vaj ulliri.

Në një tas përzieni miellin, sodën e bukës, kripën dhe fryrësin me ndihmën e një piruni.

Ndërsa në një tas tjetër rrihni vezët, kosin, salcën e kosit.

AgroWeb.org ju sugjeron që të përdorni telin e kuzhinës për të patur një rezultat sa më të mirë.

Do ta shihni që masa e krijuar është kremoze dhe e plotë.

Këtë salcë hidheni në mes të miellit bashkë me gjalpin e shkrirë dhe nisni ta punoni që përbërësit të lidhen.

Tani është koha që të shtoni dy llojet e djathit, që i japin dhe shijen e veçantë kësaj recete.

Përzjejeni mirë derisa të keni formuar një brumë të hollë afërsisht si të kekut klasik.

AgroWeb.org ju sugjeron që ta kaloni tek forma e kekut që lyet në fillim me gjalpë dhe përhapeni mirë me një spatul.

Futeni për ta pjekur për 50-55 minuta, ose derisa sipërfaqja e thikës me të cilën shponi bukën të dalë e pastër.

Kur të jetë pjekur, AgroWeb.org ju  këshillon që ta lini të ftohet për 10 minuta para se ta ndani me të dashurit tuaj./AgroWeb.org