Byrek me Kos, Vezë dhe Petë të Pjekura – Shije Fantastike

8k 0

Është një ndër recetat më fantastike në shije dhe shumë e thjeshtë në përgatitje, të cilën AgroWeb.org e sjell si më poshtë.

Ideal per t’u përgatitur gjatë kësaj stine, i freskët dhe i shkëlqyer për t’u shoqëruar me sallata të freskëta të stinës, perime të freskëta por edhe supa të lehta të ndryshme verore.

Një kombinim fantastik i këtij byreku është edhe shoqërimi i tij me fërgesa shtëpie me perime të stinës.

Përgatitja e Byrekut me Kos dhe Vezë

  • 500- 600 gr kos
  • 3 kokrra vezë
  • 1 pako gjalpë ose vaj ulliri
  • pak kripë

Udhëzimet

Përgatitja e Brumit

Për brumin ju duhen: 500 gr miell, 250 ml ujë, 10 gr kripë, një lugë kafeje jo e mbushur plot me sodë buke.

Si fillim, hidhni në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të fryhet.

Nëse preferoni mund të përdorni edhe peta të gatshme.(i gjeni në markete)

Më pas ndnai brumin në kuleçë një e nga një duke i spërkatur me pak niseshte.

Kur petët të jenë hapur sa duhet, piqini mbi pllakën e sobës.

Temperatura duhet të jetë mesatare në mënyrë që petët të mos digjen.

Ndërkohë trazoni kosin, vezët dhe gjalpin e shkrirë.

Në fund të tepsisë vendosni një petë të papjekur.

Spërkateni me masën e kosin dhe vezë dhe mbulojeni me një petë tjetër të pjekur.

Spërkatini të gjitha petët një e nga një me masën e kosit, vezëve dhe gjalpit deri sa tepsia të jetë mbushur e gjitha.

Në fund, mbulojeni byrekun me petën e papjekur.

Lyejeni me gjalpë dhe futeni në furrë.

Lëreni byrekun të piqet për rreth 30-40 minuta.

Pas pjekjes hiqeni nga furra, priteni në copa dhe servireni./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.