Byrek i Shijshëm me Gjizë dhe Petë Qumështi – Receta Fantastike  

5.4k 0

Padyshim që shija e kësaj recete do t’ju përfshijë tërësisht.

Ky byrek përgatitet me peta të bëra vetë por të pjekura ose me peta të gatshme gjithashtu.

Më poshtë do të ndiqni nga AgroWeb.org hapat që ju duhen për përgatitjen e kësaj recete në shtëpi.

Përgatitja e Byrekut me Gjizë dhe Qepë të Thata

Përbërësit 

  • 500 gr gjizë me kripë
  • 500 gr Miell
  • 250 ml Ujë
  • Vaj Ulliri
  • Pak gjalpë fshati
  • Sodë Buke
  • 250 ml qumësht
  • 1 pako me peta byreku (nëse do ta përgatisni me petë t¨ gastshme)

Përgatitja e brumit dhe mbushjes me gjizë

Si fillim, përgatisim brumin, duke hedhur në një tas të madh miellin.

Pasi bëjmë një gropë në mesin e miellit hedhim kripën, sodën dhe i përzjejmë me dorë ndërsa nisim të shtojmë ujë të vakët derisa brumi të krijohet në një masë të butë dhe të përshtatshme për t’u hapur në formën e petës.

Brumin e përftuar e mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë përreth gjysmë ore që të pushojë ndërsa nisim përgatitjen e mbushjes me gjizë.

Gjizën kalojeni për pak 2-3 minuta në një tigan me pak gjalpë të freskët.

Shtojini kopër ose majdanoz të freskët të grirë hollë për aromë dhe pasi ta hiqni nga zjarri shtojini dy lugë gjelle kos dhe një kugë gjelle qumësht.

Provojeni nëse ka kripë sa duhet dhe lëreni mënjanë.

Përgatitja e  Byrekut kur petat  

Pasi e përgatisim mbushjen me gjizë, e lëmë të ftohet.

Gjatë kësaj kohe brumi është gati për t’u punuar.

Brumin e ndajmë në 10 kuleçë të vegjël dhe nisim hapjen e petave.

Të gjitha petat si fillim i pjekim në furrën e sobës nga të dyja anët duke u kujdesur që të mos digjen.

Ndërkohë hidhni qumështin në një tas dhe shtoni aty dy lugë gjelle vaj ulliri.

Në tepsinë e lyer me vaj ulliri, shtrojmë tre petat e para duke lyer secilën me qumësht dhe vaj ulliri.

Më pas shtrojmë pjesën e parë të mbushjes me gjizë.

Vijojmë me shtrimin e dy petave të tjera dhe më pas hedhim sërish një pjesë të mbushjes me gjizë.

Pas kësaj, sërish shtrojmë dy peta të tjera duke i spërkatur gjithmonë secilën dhe qumësht dhe vaj ulliri.

Hedhim dhe pjesën tjetër të mbushjes dhe vijojmë shtrimin e dy petave të tjera.

Hedhim edhe pjesën tjetër të mbushjes me gjizë dhe më pas shtrojmë tre petat e fundit duke u sërish disa pika vaj ulliri.

Byrekun e pjekim në furrë në 180 gradë për 20-30 minuta deri sa të marrë pjekjen e duhur.

Në fund të përgatitjes, pasi byreku është pjekur e nxjerrim nga furra dhe e lyejmë me një lugë gjalpë fshati.

Të njëjtin proces, e përdorim edhe nëse byrekun e përgatisim me petë të gatshme./AgroWeb.org