Sekretet që Duhet të Dini për të Zierë Lehtë dhe Shpejt Thjerrëzat

4.3k 0

Thjerrëzat, po ashtu si fasulet, kanë një sekret për përgatitjen e tyre në mënyrë që të përfitoni të gjitha vlerat shëndetësore që ofrojnë.

Këto truke arrijnë të ruajnë formën e tyre karakteristike të paprishur si dhe lëngun kremoz që krijohet nga zierja e duhur.

Këto bishtajore kombinohet fare lehtë me produkte të tjera për të formuar receta plot aromë dhe shije.

Në treg ka plot 12 lloje të ndryshme thjerrëzash, por një teknikë për përgatitjen e tyre.

Shpesh herë thjerrëzat dalin më të buta dhe lëkurat e çara, që të sjellin një bezdisje kur i konsumon.

Dhe herë të tjera nuk janë zierë aq sa duhet. Por me këto hapa të lehta ju do të përgatisni çdo herë thjerrëzat më të shijshme.

Zgjidhni Thjerrëzat që Duhen

Para se të nisni me përgatitjen duhet që të pastroni thjerrëzat nga ato që mund të duken të prishura dhe më ngjyrë të çelët.

Ato mjafton t’i largoni nga pjesa tjetër e thjerrëzave dhe të vazhdoni me hapin tjetër.

Uji Është Miku Juaj më i Mirë

Futini në një tas dhe shpëlajini mirë me ujë të ftohtë për 1-2 minuta.

Kështu do të largoni çdo papastërti që mund të ketë patur nga paketimi.

Sekreti Për Thjerrëza Të Buta

Nëse dëshironi që kokrrat e thjerrëzave të mos ju prishen futini në një përzierje me ujë dhe kripë.

Ndërkohë që lëkura e tyre zbutet, kështu ziejnë më shpejt pa iu çarë lëkura.

Kur keni kohë, AgroWeb.org ju sugjeron që ta kryeni këtë hap.

Mjafton që në katër gota ujë të ngrohtë të hidhni 2-3 lugë gjelle me kripë, dhe t’i fusni thjerrëzat për një orë.

Zierja e Thjerrëzave

Pasi t’i keni shpëlarë dhe nga uji me kripë, vendosini thjerrëzat në një tenxhere.

Aty shtoni tre gota me ujë për çdo një gotë me thjerrëza, lërini të ziejë në temperaturë mesatare.

Sapo bulëzat të depërtojnë sipërfaqen e ujit, AgroWeb.org ju këshillon që të ulni zjarrin.

Kini kujdes që uji të mos avullojë plotësisht dhe kështu thjerrëzat të ngjiten e të digjen.

Thjerrëzat që i keni mbajtur në ujë me kripë do të duan vetëm 10-15 minuta për t’u zierë.

Ndërkohë nëse thjeshtë i keni shpëlarë me ujë, koha që ato do të duan për të zierë është rreth 20-40 minuta.

Thjerrëzat e kuqe dhe ato jeshile nuk kanë nevojë t’i linin ë ujë me kripë, pasi janë delikate dhe ziejnë shumë shpejtë./AgroWeb.org