Kjo ëmbëlsirë e thjeshtë dhe me shije të mrekullueshme i ka rrënjët në traditën e lashtë Arbëreshe.
Petët e mbushura me fruta janë një recetë shumë e veçantë e cila nue familjet arbëreshe kalohet brez pas brezi edhe në ditët e sotme.
E quajtur ndryshe Pitta N’Chiusa që do të thotë “petë e shtypur” kjo është ëmbëlsira tradicionale e festave për komunitetin arbëresh në itali.
Tipike për rastet e festave, kjo recetë është një nga ushqimet më të njohura dhe më të thjeshta në të gjithë fshatrat Arbëreshe.
Më poshtë do të gjeni recetën e plotë tradicionale të kësaj ëmbëlsire.
Përbërësit
- 500 gr miell
- 1 lugë kafeje kripë
- 1 lugë çaji sodë
- 100 ml vaj ulliri
- 2 vezë
- 1 lugë çaji kanellë
- 100 gr rrush i thatë
- 100 gr arra
- 100 gr bajame
- 100 lajthi
- 100 gr sheqer
- 250 mjaltë (sipas dëshirës)
- 150 – 200 ml ujë
Përgatitja
AgroWeb.org ju udhëzon të filloni me përgatitjen e brumit.
Bashkoni miellin, sheqerin, ujin dhe kripën.
Teksa përzieni miellin hidhni sodën dhe vazhdoni të punoni me duar miellin derisa të jetë formuar brumi.
Lëreni burimin të pushojë për disa orë në një vënd të errët dhe të thatë. Më pas ndajeni brumin në 4 – 5 topa të vegjël.
Merni një nga copat e vogla të brumit që ndatë dhe filloni të hapni një pëtë të mesatare. Herë pas here spërkatini petët me miell në mënyrë që të mos ngjiten.
Bëjeni këtë derisa të mos keni më kulaçë brumi.
Pasi të këni hapur petët lyejini me vaj ulliri dhe spërkatini me pak sheqer.
Thërrmoni arrat dhe frutat e thata duke i përzier me sheqer, kanellë dhe mjaltë sipas dëshirës duke i shtruar me lugë në të gjithë sipërfaqen e petëve.
Prisni me thikë petën në rripa të hollë të cilët më pas mblidhini në formë roleje.
Petët do të marin formën e një trëndafili.
Vendosini pranë njëra tjetrës në tepsi dhe piqini në 180 gradë rreth 40 minuta derisa petët të kenë marë një pamjë të artë.
Lëreni ëmbëlsirën të ftohet e më pas shijojeni./AgroWeb.org