Përse Fryhet Brumi i Bukës Kur e Përgatisim me Maja

3.9k 0

Një nga përbërësit që është gjithnjë pjesë tek gatimet e brumit duke filluar që nga buka e shtëpisë, deri tek brumi i picës është majaja.

Majaja është një kërpudhë natyrale që rritet kudo, me rreth 1000 lloje të ndryshme të saj.

Përdoret gjerësisht në kuzhinë e veçanërisht tek brumërat, si një mënyrë për t’i ndihmuar të fryhen e të jenë më të butë.

Majaja i jep një shije të veçantë gatimeve dhe është e domosdoshme çdo herë.

E rëndësishme është të dini sasinë dhe përgatitjen e duhur të saj, në mënyrë që të japë rezultat maksimal tek gatimet.

Amvisat që gatuajnë në shtëpi e dinë fort mirë sa e rëndësishme është majaja për brumin e një buke plot shije dhe të shëndetshme

Ka shumë raste kur pavarësisht përpjekjeve për të gatuar një bukë të mirë, brumi thjesht nuk fryhet dhe nuk dyfishohet në sasi.

Çfarë Ndodh Me Majanë e Freskët Kur Bëni Brumin

Kur ajo është e freskët, majaja është plot me baktere të gjalla të cilat kanë nevojë për ushqim dhe kryesisht sheqer.

Ky është një proces që njihet si fermentim dhe majaja ushqehet me sheqerin e bukës dhe e bën atë të fryhet dhe të krijojë bulëza që ngjiten tek gluteni.

Gluteni formohet kur proteinat e miellit bien në kontakt me ujin dhe punohen.

Sa më shumë të punohen të dy produktet, pra mielli dhe uji, aq më shumë gluten do të formohet. Kjo molekulë që tendoset ngre kurthe për bulëzat e ajrit brenda brumit.

Brumi dyfishohet në sasi kur majaja aktivizohet nga sheqeri dhe çliron dioksid karboni i cili ngec tek gluteni i bukës.

Pra, sa më shumë sheqer të përthithë majaja, aq më shumë gazra do të formohen dhe aq më shumë do të rritet në sasi brumi.

Në shumë receta kërkohet që brumi të punohet dy herë. Kjo do të thotë se majaja ka më shumë kohë për të konsumuar sheqer dhe për të prodhuar flluska. Majaja është aktive edhe ndërsa buka piqet në furrën e nxehtë duke ofruar një produkt përfundimtar shumë të shijshëm./AgroWeb.org