Gastronomia në Diamma Resort: Një Udhëtim Kulinare në Bregdet

1.2k 0

Në zemrën e rivierës shqiptare, Diamma Resort Conference & Spa ofron jo vetëm një peizazh mahnitës, por edhe një përvojë kulinare që lë pas dëshirë për më tepër. AgroWeb ka pasur fatin të eksplorojë nga afër këtë perandori të shijes, ku çdo pjatë është një tregim në vete, një ftesë për të zbuluar thesaret e gatimeve të detit.

Në restorantin e këtij resorti luksoz buzë detit, çdo vakt bëhet një udhëtim në thellësitë e shijeve të detit Adriatik, ku freskia dhe origjinaliteti i produkteve lokale janë në qendër të çdo pjate.

Çfarë të shijoni në Diamma Resort

Shefi i kuzhinës në Diamma Resort sjell në vëmendje për AgroWeb disa nga pjatat ikonike që vizitorët mund të shijojnë teksa vizitojnë apo qëndrojnë në hotel. Për ata që adhurojnë detin, Krudot dhe Sotet e ndryshme të guackave mikse janë zgjedhje perfekte për të nisur një vakt. Sipas Shef Gerhaldos këto janë edhe dy nga pjatat më të kërkuara të vizitorëve për shkak të freskisë së produkteve dhe shijes së tyre të mrekullueshme bashkuar ne salsa, erëza dhe fruta.

Peshkataria luan një rol të rëndësishëm në menu, me Soteja e Peshkatarisë dhe Karpaciot e peshkut që janë të pashmangshme për çdo dashamirës të gatimeve detare. Për të shtuar në magjinë e detit, Sallatat e produkteve të detit dhe Peshku i freskët çdo ditë janë të garantuara për të kënaqur çdo shijues në Diamma Resort.

I pyetur nga AgroWeb si përgatitet dhe çfarë përmban pjata më e famshme e resortit, Shef Gerhaldo shpjegon se pjata yll e restorantit Krudo Mix, kombinon karkalec tiger, karkalec viole, skampi të ndërthurur me karpaciot e levrekut, barbunit dhe oktapodit. Çdo përbërës është zgjedhur me kujdes për të siguruar që të jetë autokton i deteve shqiptare, të marinuar me një salsë citronet që ruajnë aciditetin e duhur dhe janë shoqëruar me piper të kuq të ëmbël dhe fruta ekzotike.

Një pjesë e Diamma Resort në Kuzhinën tuaj

Për ata që dëshirojnë të sjellin një pjesë të kësaj magjie shijes që shpjeguam më lart në shtëpitë e tyre, shefi i kuzhinës sugjeron përgatitjen e dy recetave të thjeshta. Nisni me Sote Miks Guackash dhe Karkaleca.

Ky gatim përfshin gaforre të freskët, midhje, vongole, karkalec tiger, kallamare, domate të freskëta të grira, gjethet e dafinës, verë të bardhë të ëmbël, spec djegës, majdanoz, kaperi dhe bukë të thekur. Veperoni njejtë si me çdo stoe tjetër ku çdo përbërës bashkohet me dashuri dhe lihet të gatuhet derisa të gjithë guaskat të jenë gati për t’u shijuar.

Diamma Resort fton çdo vizitor të lërë pas dëshirën për të eksploruar dhe të zhytet në një përvojë ku gastronomia nuk është thjesht ushqim, por një art që flet nëpërmjet gjuhës universale të shijes. Vizitoni dhe përjetoni vetë magjinë e një udhëtimi kulinar që nuk do ta harroni kurrë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.