Gatimet Tradicionale Për Natën E Ndërrimit Të Viteve Rreth Botës

1.2k 0

Me ardhjen e vitit të ri ëmbëlsirat, bukët e veçanta ose frutat janë me bollëk në tryezë në mbarë botën.

Ato shpesh shërbehen me qëllim që të tërheqin mbarësi, pasuri dhe jetëgjatësi gjatë vitit të ri.

Detajet ndryshojnë por tema është e njëjtë: shijoni ushqimin dhe pijet për një vit sa më të mbarë.

AgroWeb.org ju njeh me disa nga ushqimet tradicionale që përgatiten në natën e ndërrimit të viteve në vende të ndryshme të botës.

Amerika e Jugut

Një nga traditat kryesore të natës së ndërrimi të viteve në Amerikën e jugut është pjata me bizele, mish derri dhe oriz që simbolizon paranë. Kjo pjatë shoqërohet me bukën e artë të misrit, e njejtë si ngjyra e arit.

Spanjë

Në Madrid njerëzit dhe televizone të ndryshme kombëtare mblidhen para kullës së sahatit të sheshit për të pritur ardhjen e vitit të ri.

Ata që janë në shesh dhe ata që shikojnë trasmetimin nga shtëpia, në mesnatë hanë nga një kokërr rrushi për çdo tingull të ziles së orës.

Meksikë

Tamales është një ushqim tradicional që përgatitet veçanërisht natën e ndërrimit të viteve. Ai përbëhet nga brumi i misrit dhe mbushet me mish, djathë e shtesa të tjera të shijshme. Në fund mbështillet me një gjethe bananeje ose fletë misri.

Holandë

Në Holandë njerëzit konsumojnë Oliebollen, një lloj petullash që përgatiten me rrush të thatë dhe shiten kudo nëpër qytet.

Austri dhe Gjermani

Në këto shtete nata e ndërrimi të viteve quhet Sylvesterabend ose nata e Shën Silvesterit. Ata pinë verë të kuqe me kanellë dhe erëza, hanë derrkuc të pjekur dhe e dekorojnë tryezën me ëmbëlsira në formë derrkuci me marzipan.

Japoni

Familjet japoneze konsumojnë një pjatë të përbërë nga makaronat me miell orizi që quhet toshikoshi soba.

Ata e konsumojnë këtë pjatë në mesnatë për t’i dhënë lamtumirën vitit të kaluar dhe për të mirëpritur vitin e ri.

Tradita daton në shekullin e 17-të dhe ajo simbolizon jetëgjatësi dhe mbarësi.

Itali

Italianët festojnë natën e vitit të ri duke konsumuar pjatën e tyre tradicionale me sallam dhe bizele, për të pasur mbarësi dhe para. Vakti përfundon me disa topa brumi të skuqur të lyer me mjaltë e sheqer pluhur dhe verë të bardhë të gazuar.

Polonia dhe Skandinavia

Në këto vende, në ditën e ndërrimit të viteve konsumohet harengë, një lloj peshku deti në ngjyrë të argjendë që besohet se sjell mbarësi dhe bollëk.

Danimarka dhe Norvegjia

Kransekage është një tortë e përbërë nga disa shtresa të vendosura njëra mbi tjetrën, e cila shërbehet në natën e ndërrimit të viteve. Torta bëhet duke përdorur marzipan dhe zbukurohet me flamuj.

Torta ose buka e mbretit

Tradita e tortës së mbretit, bukës ose byrekut në natën e ndërrimi të viteve gjendet në kultura të panumërta në mbarë botën.

Grekët e quajnë Vasilopita, francezët gateau ose galette des rois, meksikanët e quajnë Rosca de Reyes dhe bullgarët e sjellin në formë byreku.

Në të vendoset një monedhë e cila simbolizon një vit të begatë për personin të cilit i qëllon./AgroWeb.org