Hallvë me Shurup Karafili – Receta me Shije Fantastike

992 0

Mund të themi pa u menduar shumë se keku është ndër ëmbëlsirat më të famshme në botë.

Duket sikur kudo përgatitet ndryshe, por shija në fund është thuajse e njëjtë brumë i ngrohtë, i butë dhe plot shije.

Duke qenë se mënyrat e përgatitjes së kësaj ëmbëlsire nuk mbarojë kurrë AgroWeb.org në këtë recetë ju sugjeron një recetë të re.

Hallva është një tjetër ëmbëlsirë shumë e njohur dhe e përdorur në trojet tona.

Nëse nuk ju ka shkuar ndonjëherë në mendje t’i përzieni këto dy ëmbëlsira, AgroWeb.org ju këshillon të ndiqni recetën e mëposhtëme.

Keku i sotëm përgatitet shumë lehtë dhe nuk ka nevojë për pjekje në furrë.

Shija e mrekullueshme dhe e veçantë do të bëjë që ky kek të kthehet në të preferuarin e çdo tavoline.

Përbërësit

300 gr miell

400 gr sheqer

750 ml ujë

75 ml vaj ulliri

2 shkopinj kanellë

5 fara karafili

1 ugë çaji ekstrakt vanilje

kripë

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon që këtë recetë ta nisni duke përgatitur fillimisht shurupin.

Zgjidhni një tenxhere mesatare dhe në të shtoni sheqerin, ujin, pak kripë, shkopinjt e kanellës bashkë me farat e karafilit.

Lërini këtu përbërës të ziejnë në zjarr mesatar, kur uji të fillojë të vlojë dhe të nxjerrë bulëza lëreni edhe një minutë, më pas mund ta hiqni tenxheren nga zjarri.

Ndërkohë vendosni  një tigan të thellë në zjarr mesatar dhe në të hidhni vajin, miellin të cilët duhet t’i përzieni vazhdimisht me një lugë druri.

Pasi mielli të jetë skuqur dhe të ketë marrë ngjyrë kafe, si hallva e zakonshme hiqeni edhe tiganin nga zjarri.

Kthehuni sërish tek shurupi që përgatitët më parë dhe hiqni kanellën bashkë me farat e karafilit.

Më pas shtoni në të ekstraktin e vaniljes dhe përzieni për disa sekonda.

Merrni me kujdes tenxheren ku ndodhet shurupi dhe shtojeni pak nga pak tek mielli i skuqur apo hallva që përgatitët më parë.

Vëreni sërish tiganin e hallvës në zjarr duke e përzier, derisa të krijohet një masë e trashë shurupi dhe hallve.

Kur të shikoni që kjo masë po mpikset dhe trashet, hiqeni nga zjarri dhe bëni gati një enë rrethore me formë dhe madhësi 20 cm.

Lyejeni enën me pak vaj në të gjithë sipërfaqen e saj dhe më pak hidhni brumin që përgatitët më parë.

Lëreni të ftohet 30 minuta në temperaturë ambienti dhe kur të jetë trashur kthejeni në një pjatë në mënyrë që të ruhet forma e enës.

Në fund futeni kekun tuaj në frigorifer edhe për 30 minuta të tjera në mënyrë që të mpikset plotësisht.

Më pas mund ta shërbeni sipas dëshirës duke e spërkatur me pak kanellë sipër./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.