Hapat Bazë për Gatimin e Supës Perfekte Çdo Herë

3.6k 0

Supa është pa dyshim një vepër arti në kuzhinë. Falë saj, jo vetëm që mund të ngopesh por edhe mund të marrësh ushqyesit më të nevojshëm për organizmin.

Atë mund ta përgatisim jo vetëm me mish por edhe perime dhe jo domosdoshmërisht kemi nevojë për një recetë.

Ekspertët e AgroWeb.org thonë se shumica e perimeve mund të transformohen në supa të shijshme e të shëndetshme.

Por përpara se të ktheni perimet tuaja të preferuara në supa, duhet të dini cilët janë përbërësit bazë të tyre.

Përbërësit Bazë Të Çdo Supe

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org përbërësit bazë të çdo supe janë:

  • Perimet,
  • Lëngu i tyre, mishit apo erëzave,
  • Vaji i ullirit
  • Kripa
  • Piperi.

Pas këtyre përbërësëve çdo shtesë tjetër është e gjitha në varësi të dëshirës, preferencës, shijes dhe fantazisë.

Disa prej perimeve më të mira për supa janë:

  • Qepa,
  • Hudhra,
  • Preshi,
  • Karrotat,
  • Brokoli,
  • Lulelakra,
  • Patatja,
  • Kungulli,
  • Domatet,
  • Selinoja etj.

Hapat Kryesorë Për Gatimin e Supës

Sipas ekspertëve të AgroWeb.org, pas sigurimit të përbërësve bazë, amvisat duhet të ndjekin këto hapa:

Prerja e Perimeve

Nëse perimet janë të buta ato duhen prerë në kubikë të përmasave mesatare Nëse perimet janë të forta, ato duhen prerë në kubikë të vegjël.

Kaurdisja

Perimet duhen kaurdisur në yndyrën e përzgjedhur, qoftë vaj ulliri apo gjalpë, në një temperaturë të ulët deri sa të zbuten.

Gjatë gatimit, perimet do të mund të çlirojnë plotësisht aromën e tyre.

Pas gatimit, mund të shtoni katër gota lëng mishi, perimesh, erëzash ose edhe thjesht ujë.

Zierja

Zierja e supës mund të zgjasë deri në një orë.

Perimet duhen zier sipas një rendi të caktuar dhe sipas kohës së zierjes që kërkojnë.

Pra perimet që duan më shumë kohë të zien duhen hedhur të parat e më pas duhen ndjekur nga perimet që kërkojnë më pak kohë për tu gatuar.

Më pas, sipas preferencës, supa mund të përpunohet në një mikser për një variant më kremoz dhe pa dyshim të shijshëm./AgroWeb.org