Hasude me Lëng Shege – Receta me Ëmbëlsi të Lehtë në 15 Minuta

2.1k 0

Një recetë speciale me shije unike është përgatitja e Hasudes kombinuar me lëng shege.

AgroWeb.org ju sugjeron më poshtë se si të përgatisni hasuden në shtëpi me një përbërës fantastik që vjen nga produktet më të mira të stinës, lëngun e shegës.

Është një ëmbëlsirë me shije të plotë që mund të kombinohet gjatë përgatitjes në shumë mënyra të shkëlqyera.

Krahas përbërësve bazë mund të shtoni të tjërë plotësues për ta bërë këtë ëmbëlsirë edhe më të shijshme. Mund të shtoni arra, bajame, fruta të thata etj

Receta e kësaj ëmbëlsire kërkon vetëm pak kujdes por rezultati në fund do t’ju kënaqë me patjetër nepsin dhe oreksin me shijen e saj.

Përgatitja e Hasudes në Shtëpi 

Përbërësit 

  • 300 gr niseshte
  • 200 – 300 gr sheqer (Sasia e sheqerit zgjidhet në varësi të ëmbëlsisë së lëngut të shegës. Nëse lëngu është shumë i ëmbël mjafton 200 gr sheqer, nëse është i athët atëherë shtoni 300 gr)
  • 300 ml lëng shege (nga shtrydhja e 4-5 kokrra shegësh)
  • 200 ml ujë
  • 100 gr gjalpë të freskët

Përgatitja 

Hedhim në një tas masën e ujit, lëngun e shegës dhe niseshtenë dhe i përziejmë mirë me njëra tjetrën derisa niseshteja të shkrihet plotësisht dhe të njëtrajtësohet me ujin.

Më pas, AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere në zjarr.

Shtojmë gjalpin dhe sheqerin.

I trazojmë derisa sheqeri të shkrijë plotësisht dhe të marrë ngjyrë të artë të lehtë.

Në këtë moment, AgroWeb.org ju udhëzon të shtoni masën me niseshte, ujë dhe lëng shege dhe të përzjeni gjithë masën pa ndërprerje përmes një luge druri.

Nëse preferoni të shtoni të tjerë përbërës përveç atyre bazë, në momentin kur shtoni ujin me niseshtenë mund të shtoni gjithashtu edhe arra apo bajame të thërrmuara, apo përbërës të tjerë dhe vijoni të përzieni derisa masa të trashet ne formën klasike xhelatinoze të hasudes.

Sekreti i Hasudes qendron tek përzierja pa ndëprerje e gjithë masës që është në zjarr.

Më pas hiqeni nga zjarri, mund ta ndani në një pjatancë lugë-lugë ose hidheni në një tavë dhe më pas prijeni në katrorë dhe më pas lëreni të ftohet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.