Kek me Gjalpë – Ideal për të Shoqëruar Kafenë

1.5k 0

Recetat e ëmbëlsirave janë padyshim ndër më të kërkuarat në internet nga dashamirësit e artit të gatimit.

Aty gjen receta nga më të çuditshmet, interesantet, të thjeshtat, të komplikuara por të gjitha kanë një faktor të përbashkët: premtojnë shije fantastike.

I tillë është edhe premtimi që buron nga receta e kësaj ëmbëlsire të këshilluar nga ekspertët e AgroWeb.org

Bëhet fjalë për një ëmbëlsirë të lehtë e cila është shoqëruesja më e mirë e kafesë apo çajit.

Kjo ëmbëlsirë ka një krostatë me shijen e gjalpit e mbushur me krem djathi dhe një shtresë sheqeri pluhur.

Origjina e kësaj recete është St.Luis në Misuri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe quhet Gooey Butter Cake.

Besohet që kjo ëmbëlsirë të jetë krijuar për herë të parë në një ëmbëltore në vitin 1930.

Kjo Ëmbëlsirë Është Ideale Për Të Shoqëruar Kafenë e Pasdites

Përbërësit:

  • 2 filxhanë çaji miell shumë përdorimësh
  • 1 filxhan e gjysmë sheqer
  • 1 lugë gjelle sodë buke
  • 6 lugë gjelle gjalpë të shkrirë
  • 1 vezë e madhe

Për mbushjen

  • 1 pako krem të butë djathi
  • 115 gramë gjalpë
  • 2 vezë të mëdha
  • 2 lugë çaji vanilje pluhur
  • Një majë luge çaji kripë të trashë
  • 400 gramë  sheqer pluhur

Përgatitja:

Ndizeni furrën dhe yndyrosni tavën e pjekjes.

Në një enë të madhe përzieni miellin, sheqerin vezët, sodën e bukës, gjalpin e shkrirë dhe përziejini mirë.

Brumin hidheni në tepsi dhe shtypeni mirë që të ngjeshet.

Në një enë tjetër, rrihni kremin e djathit, gjalpin, vezët, vaniljen, kripën dhe sheqerin pluhur.

Masa e formuar duhet të jetë e butë, kremoze dhe pa kokrriza.

Hidhjani sipër krostatës, sheshojeni mirë dhe më pas tavën futeni në furrë.

Piqeni ëmbëlsirën për rreth 40 minuta dhe lëreni të ftohet pak.

Para servirjes, prijeni atë në copa sipas madhësisë që ju pëlqen dhe spërkateni me sheqer pluhur.

Kjo ëmbëlsirë, shoqëron më së miri dhe u jep shije paraditeve dhe pasditeve tuaja me një filxhan kafeje apo çaji /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.