Krepa me Mollë – Receta e Veçantë që Duhet të Provoni

2.1k 0

Janë nga ushqimet që mund t’i shijoni të ëmbla apo të kripura dhe shijohen nga kushdo.

Krepat janë lezeti i mëngjesit, por jo vetëm ato shijohen në shtëpi, në rrugë në bare apo restorante gjatë gjithë ditës.

Në mesin e kombinimeve të pafundëme për krepat aromatikë, sot ju sugjerojmë diçka ndryshe.

Shumë të shëndetëshme e plot shije, krepat me mollë do të jenë ëmbëlsia juaj e preferuar.

Përbërësit

  • 3 vezë
  • 2 mollë të ëmbla
  • 250 g miell
  • 500 ml qumësht
  • Pak kripë
  • Pak sheqer
  • Gjalpë i freskët për pjekjen e tyre

Përgatitja

Si fillim nisni me përgatitjen e vezëve, mjafton t’i thyeni ato në një tas të madh dhe t’i rrihni duke shtuar ngadalë qumështin.

AgroËeb.org ju sugjeron që të mos ndaloni përzierjen e përbërësve derisa ata të kenë krijuar një masë homogjene.

Merrni një tas tjetër dhe sitni miellin, kripën dhe sheqerin duke u siguruar që kokrrizat e miellit që mund të jenë ngurtësuar të mos i hidhni tek masa.

Me lugë filloni dhe t’i shtoni tek tasi i vezëve, duke treguar kujdes që para se të shtoni lugën e radhës, mielli të jetë tretur plotësisht.

Një metodë e tillë do të shmangë krijimin e kokrrizave të miellit të cilat mbeten dhe pas pjekjes, duke i prishur shijen krepave.

Vazhdoni kështu derisa të keni mbaruar të gjithë miellin dhe masa të jetë plotësisht kremoze.

Në këtë moment mbulojeni tasin me një qese kuzhine dhe lëreni që të pushojë përreth 30 minuta në frigorifer.

Ndërkohë prisni mollët në feta të holla dhe lërini në një enë për t’i përdorur gjatë pjekjes së krepave.

Pjekja e krepave

Kur të ketë kaluar koha nxirreni tasin nga frigoriferi dhe ndërkohë keni vendosur një tigan të lyer mirë me gjalpë në zjarr.

Vetëm kur tigani të jetë nxehur plotësisht hidhni përafërsisht një garuzhde.

Niseni nga mesi i tiganit e më pas duke e rrotulluar atë, përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme në të gjithë sipërfaqen.

Në mes të brumit shtoni një nga një edhe fetat e mollëve që pretë më parë, në formën e një luleje.

Lëreni krepin të piqet derisa të thahet brumi plotësisht e të marrë ngjyrë të artë e më pas me anë të një spatula kthejeni brumin nga ana tjetër.

Krepin apo palaçinkën piqeni përafërsisht deri në  4-5 minuta në njërën anë dhe 2-3 kur e ktheni nga ana tjetër.

Këtë metodë bëjeni më të gjithë fetët e mollëve dhe brumin e mbetur të krepave tuaj.

Për çdo krep të ri që do të përgatisni lyejeni tiganin lehtë me pak vaj.

Në fund spërkatini krepat tuaj të veçantë me pak sheqer pluhur apo kanellë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.