Lëngu i Pulës dhe Perimeve, Baza e Çdo Gatimi të Shëndetshëm

2k 0

Lëngjet e mishit dhe perimeve janë thelbësore për shumë receta të ndryshme, nga më të thjeshtat tek më të vështirat.

Kur përgatiten në shtëpi, lëngjet e mishit, kockave apo shpendëve përmirësojnë shijet e gatimeve me perimeve apo supave.

Për ta bërë gatimin më të thjeshtë por absolutisht më të shijshëm e mbi të gjitha të shëndetshëm, ekspertët e Agroweb.org rekomandojnë që të bashkoni gjithmonë mishin me perimet për të nxjerrë një lëng të larmishëm në vlera dhe ushqyes.

Lëngu i mishit apo shpendëve në bashkim me perimet dhe erëzat mund të konsumohet veçmas si supë ose të përdoret për gatimin e orizit, thjerrzave apo turlive.

Qepët, karrotat dhe selinoja janë pa dyshim baza e një lëngu të shëndetshëm mishi me perime.

Lëngjet e Mishit dhe Perimeve 

Më poshtë do të gjeni recetën ideale për të përgatitur lëngun e mishit të pulës dhe perimeve.

Përbërësit:

  • Tetë deri në dhjetë thelpinj hudhër
  • Një ose dy qepë të grira hollë
  • Dy domate
  • Tre deri në katër kërcenj selinoje
  • 1 lulelakër e vogël
  • Një patate e qëruar e ndarë në copa të vogla
  • Një tufë majdanoz
  • Një lugë gjelle me vaj ulliri
  • Dy gjethe dafine
  • Një lugë gjelle me piper kokërr
  • Kripë dhe piper sipas dëshirës
  • Një litër ujë

Udhëzimet

Thelpinjtë e hudhrës duhen shtypur me thikë që të çlirojnë aromën dhe vlerat.

Ngroheni vajin e ullirit në tenxhere dhe kavërdisni hudhrat për rreth 5 minuta.

Shtoni pjesën tjetër të perimeve dhe kavërdisini lehtë.

Patatja do të trashë lëngun, ndërsa ëmbëlsia e karrotave dhe domateve do të balancojë aromën e qepës.

Shtoni ujin, dafinën kripën dhe piperin.

Gjethet e dafinës i japin lëngut një aromë tokësore ndërsa piperi e bën lëngun më të mprehtë.

Shtoni më pas tufën e majdanozit dhe përziejini të gjithë përbërësit me një lugë druri.

Perimet duhet të marrin një valë dhe më pas duhet të ulni zjarrin.

Mbulojeni tenxheren me kapak dhe lërini të ziejnë ngadalë për dy orë duke i përzier rregullisht çdo 30 minuta.

Pasi të jenë zier, kullojeni lëngun dhe përdoreni në gatim ose ruajeni në frigorifer për një javë.

Nëse e mbani në ngrirje, lëngu mund të zgjasë për një muaj.

Lëngu i mishit të pulës.

Përbërësit

  • Tetë deri në dhjetë thelpinj hudhër
  • Një ose dy qepë të grira hollë
  • Dy ose tre karrota të qëruara dhe të coptuara
  • Tre deri në katër kërcenj selinoje
  • 1 kilogram mish pule
  • Një tufë majdanoz
  • Një lugë gjelle me vaj ulliri
  • Dy dafina
  • Një lugë gjelle me piper kokërr
  • Kripë dhe piper sipas dëshirës
  • Një litër ujë
  • Dy lugë gjelle me lëng limoni të freskët

Përgatitja

Thelpinjtë e hudhrës duhen shtypur me thikë që të çlirojnë aromën dhe vlerat.

Ngroheni vajin e ullirit në tenxhere dhe kavërdisni hudhrat për rreth 5 minuta

Shtoni pjesën tjetër të perimeve dhe kavërdisini lehtë.

Më pas hidhni copat e mishit të pulës (pa kocka.)

Shtoni ujin, erëzat, kripën, majdanozin, lëngun e limoint dhe dafinën.

Ziejini përbërësit për dy orë në temperaturë të ngadaltë dhe më pas kullojeni lëngun.

Nëse nuk dëshironi ta konsumoni menjëherë, atëherë futeni në ngrirje./AgroWeb.org

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.