Llokume me Shurup Trëndafili – Të Preferuarat e Sulltanit

3.6k 0

Mahnitëse e të plota në shije, llokumet qendrojnë në piedestalin e ëmbëlsirave tradicionale.

Prej shekujsh me radhë llokumet janë shndërruar në një traditë e kuzhinës shqiptare, megjithëse origjina e tyre është kuzhina turke.

Madje, thuhet se llokumet kanë qenë ëmbëlsirat e preferuara të sulltanëve ndaj dhe kuzhienerët e oborrit kudjeseshin t’i përgatisnin ato me mjeshtëri.

Me arra apo me shurup trëndafili këto janë dy mënyrat speciale të amvisave shqiptare në përgatitjen e llokumeve.

Më poshtë AgroWeb.org ju sugjeron një recetë fantastike dhe të veçantë të përgatitjes së llokumeve me shurup trëndafili.

Pavarësisht mënyrave të ndryshme të përgatitjes së llokumeve me shurup trëndafili, kjo recetë është disi e veçantë sepse përgatitet me miell misri dhe jo me niseshte.

Përgatitja e Llokumeve me Shurup Trëndafili

Përbërësit

  • 25 gram sheqer
  • 100 gram miell misri
  • 700 gram sheqer pluhur
  • Një filxhan kafeje lëng limoni
  • 3 lugë xhelatinë (e gjeni në supermarkete)
  • 2 lugë ujë trëndafili
  • Ngjyrë të kuqe apo rozë për gatim (e gjeni në supermarkete)

Përgatitja

Si fillim vendosni në një tavë një letër pjekjeje dhe spërkateni me pak sheqer pluhur dhe pak miell misri.

Në vijim, AgroWeb.org ju sugjeron që në një tenxhere shtoni sheqerin pluhur, lëngun e limonit dhe rreth 400 ml ujë.

Vendoseni tenxheren në zjarr mesatar dhe lëreni derisa sheqeri të shkrijë plotësisht.

Në një tas përzjeni miellin e mbetur të misrit me 100 ml ujë të ftohtë dhe më pas shtoni aty shurupin e përgatitur të sheqerit.

Shtoni xhelatinën dhe përzjeheni fortë në mënyrë që masa të trashet dhe të mos bëhet me kokërriza.

Përzierja duhet të vlojë ndërsa më pas të lihet në temperaturë të mesme edhe 20 minuta duke e përzier shpesh. Masa është gati atëherë kur bëhet e dendur dhe të fitojë ngjyrë të verdhë të zbehtë.

Më pas shtohet uji i trëndafilave dhe ngjyra e kuqe e gatimit.  Përzihet që masa të bëhet homogjene dhe shtrohet në tavën me letrën e pjekjes që kemi bërë gati.

Lihet të ftohet përgjatë gjithë natës dhe pasi forma të forcohet pritet në formën e kubave të vegjël dhe spërkatet me sheqer pluhur dhe pak miell misri në mënyrë që të mos ngjiten.

Për përgatitjen e shurupit të trëndafilit

Një filxhan çaji me petale trëndafilash vendoseni që ziejë me një filxhan çaji e gjysmë ujë. Lëreni të zjiejë dhe më pas lëreni të pushojë dhe të ftohet përreth 12 orë. Më pas është gati për përdorim. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.