Receta më e Shijshme e Pjekjes së Pulës në Shtëpi

2.4k 0

Një recetë speciale e pulës së pjekur me disa përbërës fantastik që lehtë gjenden në kuzhinë e që ofrojnë një shije të veçantë.

Mjafton ta provoni vetëm një herë, e me siguri do të shndërrohet në recetën tuaj të preferuar.

Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org mënyrën më fantastike të gatimit të pulës së pjekur.

Përbërësit

  • Për këtë recetë mund të përdorni një pulë të plotë ose 5-6 kofsha pule
  • Kripë
  • Piper i zi
  • 1 lugë gjelle me vaj ulliri
  • 3 lugë gjelle me gjalpë të freskët
  • 1 qepë e madhe
  • 3 thelpinj hudhër
  • 2 lugë gjelle me spec të kuq pluhur
  • 3 lugë gjelle me miell gruri
  • 1 domate të madhe
  • 1 gotë uji me lëng pule
  • 120 ml kos

Përgatitja

Si fillim ngrohni furrën në 200 -250 gradë.

Pasi të keni shpëlarë pulën, dhe ta keni ndarë në copa marinojeni me kripë dhe piper. Sasinë e erëzave vendoseni sipas dëshirës.

Ndërkohë në zjarr vendosni një tigan ku të keni hedhur një lugë gjalpë dhe vajin e ullirit.

Lëreni në zjarr derisa gjalpi të krijojë një llojë shkume në sipërfaqe të tij.

Vendosni  mishin e pulës që të marri një skuqje të lehtë nga të dyja anët, përreth 5-7 minuta.

Pasi mishi i pulës të ketë marr një ngjyrë të artë, hiqeni nga tigani dhe lëreni në një pjatë.

Në tigan shtoni pak gjalpë de vendoseni përsëri në zjarr mesatar.

Shpëlani dhe qëroni qepën, dhe priteni në copëza të vogla. AgroWeb.org ju këshillon që të mos përdorni rende pasi qepa do të lëshojë më shumë lagështirë.

Më pas qepën kalojeni në tigan dhe përzjejeni herë pas here derisa të marri një ngjyrë të artë.

Shtoni thelpinjtë e hudhrës së shtypur dhe lëreni në zjarr dhe për disa minuta.

Shtoni specin e kuq pluhur dhe miellin dhe përzjejeni derisa të shikoni që është formuar një masë homogjene.

AgroWeb.org ju këshillon që ta provoni pak përzjerjen në mënyrë që të kuptoni nëse shija e miellit nuk ndihet.

Merrni domaten dhe pasi t’i keni hequr lëkurën priteni në copa të vogla dhe shtojeni tek tigani.

Pasi të kenë zierë pak, shtoni dhe lëngun e mishit të pulës dhe kosin e nevojitur në recetë.

Kini kujdes që ta përzjeni mirë me një lugë druri, që përbërësit të jenë bashkuar plotësisht.

Më pas shtoni aty  copat e mishit të pulës që skuqët më parë.

Lërini në tigan përreth 10 minuta dhe pastaj kalojini në një tavë qelqi dhe futeni mishin e pulës në furrë.

Ky process do t’i japi gatimit një shije më të vecantë dhe të fortë, ndërsa mishi i pulës do të qëndrojë i butë.

Në furrë do ta lini të piqet rreth 25-30 minuta, ose derisa të shikoni që salca të jetë trashur dhe mish i pulës të jetë pjekur plotësisht.

Pasi të ketë kaluar koha e nevojitur, nxirreni tavën nga furra lëreni të ftohet pak përpara se ta servirni.

Këtë recetë mund ta shoqëroni me oriz, makarona të vogla elb apo dhe thjeshtë me sallata me perime të stinës. /AgroWeb.org