Menemen – Receta Turke e Omletës

4k 0

Kjo recetë tradicionale turke e njohur me emrin Menemen, është e shpejtë dhe e lehtë për t’u përgatitur.

Vetëm me pak përbërës bazë dhe tepër e shijshme kur shoqërohet me pak bukë të thekur.

Nëse nuk kishit dëgjuar më parë për këtë pjatë, ajo përgatitet duke skuqur perimet si speca, qepë dhe domate, së bashkur me disa vezë. Atyre iu jepet më tepër shije me një përzierje erëzash.

Një kombinim jashtëzakonisht i shijshëm, i cili sugjerohet të shërbehët sa është ende i nxehtë.

Gjithashtu duhet të dini se nëse dëshironi ka shumë mënyra për të personalizuar këtë pjatë.

Ju mund të shtoni, djathë, sallam, proshutë apo spinaq, kjo mbetet në dorën tuaj.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me recetën bazë të omletës turke, menemen.

Përbërësit

  • 1 qepë e vogël e bardhë
  • 1 spec i madh jeshil
  • 4 domate të prera në kubikë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 1 lugë çaji piper i zi
  • kripë për shije
  • 3-4 vezë

Përgatitja

Fillojeni këtë recetë duke skuqur fillimisht perimet në pak vaj ulliri. Ngrohni vajin në një tigan të madh dhe shtoni qepën dhe specat e prerë në kubikë. Skuqini për 5 minuta duke i trazuar herë pas here derisa të zbuten.

Kur perimet të jenë zbutur, ulni nxehtësinë dhe shtoni domatet, gjalpin, piperin dhe kripë për shije.

Përziejini derisa të bashkohen dhe gatuajini për pak minuta.

Më pas shtoni sipër vezët dhe lërini në zjarr për rreth 1 minutë. Përdorni një lugë për të thyer të verdhat dhe përzieni vezët së bashku me domatet.

Vazhdoni gatimin derisa vezët të jenë mpiksur. Shërbejeni menjëherë së bashku me pak bukë të thekur. /AgroWeb.org