Mish Pule në Furrë me Domate, Speca dhe Oriz

1.4k 0

Një mënyrë ndryshe e përgatitjes së tavës së pulës në furrë, kombinuar me oriz dhe domate.

Ndiqni mënyrën e përgatitjes 

Përbërësit:

  • 1 kg. mish pule
  • 3 qepë
  • 1 karrotë ( e madhe)
  • 3 thelpinj hudhër
  • 3 domate të mëdha
  • 6 speca ¬dhe 1 djegës
  • 2 filxhan kafe oriz
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Fillimisht në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe skuqim pak copat e pulës, të marinuara me kripë dhe piper deri sa ato të zverdhen pak nga të dy anët.

I largojmë nga tigani dhe i mbulojmë të rrinë të ngrohta, në po atë yndyrë shtojmë qepën të prerë në kubikë të vegjël e kaurdisim për 2-3 minuta dhe menjëherë shtojmë karrotën të grirë në rende nga ana më e tradhë, hudhrat të copëtuara i kaurdisim sëbashku, domatet të prepra në copa të mëdha.

I kaurdisim për 10 minuta e më pas shtojmë specat të prerë në copëza i kaurdisim sëbashku deri sa të ulin volumin, orizin të shpëlarë dhe vazhdojmë përzjeren, rregullojmë shijen me kripë, piper të zi dhe më pas e transferojmë gjellën nga tigani në një tepsi.

Vendosim copat e pulës mbi të dhe shtojmë lëng pule ose ujë të valuar deri sa është niveli i përbërësve në tepsi vendosim tavën në furrë në temperaturë 200 gradë Celsius për 25 minuta.