Magnez, Kalçium dhe Omega 3 për 40 Vjeçarët – Ushqimet ku Gjenden

4.2k 1

Kur kapin të dyzetat, shumë njerëz e marrin shëndetin e mirë për të mirëqenë.

Shpesh anashkalojnë rëndësinë e të ngrënit shëndetshëm dhe të stërvitjes, apo edhe ecjes në natyrë.

Por teksa vitet kalojnë, ushqimi i mirë dhe aktiviteti fizik i rregullt bëhen shumë të rëndësishme.

Ndërsa në ushqim i pasur me antioksidantë do t’ju ndihmojë të mbroheni nga sëmundjet e zemrës, nga Alzheimer, sëmundjet e syrit dhe dëmtimin e qelizave nga radikalet e lira.

Kalçium

Kockat e njeriut përthithin shumicën e kalçiumit përpara moshës 30 vjeçare, por ky ushqyes luan një rol thelbësor në mirëmbajtjen e kockave gjatë gjithë jetës.

Ai është i dobishme për funksionin e nervave, muskujve, zemrës dhe shumë reagimeve biokimike.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm, atëherë organizmi e merr atë nga kockat dhe rrjedhimisht i dobëson ato.

Është e rëndësishme të mos e teproni me kalçiumin sepse mund të dëmtojë zemrën.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, personat e moshave 40-50 vjeç kanë nevojë për 1,000 mg kalçium në ditë.

Gratë mbi 50 vjeç  duhet të konsumojnë 1,200 mg në ditë.

Magnezi

Magnezi është i dobishëm për të rregulluar tensionin e gjakut, një aspekt i rëndësishëm për 40 vjeçarët të cilët pas këtij pragu janë më të rrezikuara nga tensioni i lartë i gjakut.

Mungesa e magnezit shkakton sëmundjet e zemrës, diabetin dhe inflamacion.

Nëse ushqeheni shëndetshëm, duhet të merrni të paktën 320 mg magnez në ditë.

Magnezi gjendet tek barishtet, bishtajoret, arrorët, farat dhe avokado.

Kujdes! Nëse e teproni me magnezin do të vuani nga diarea dhe të përzierat.

Omega-3

Nuk janë vitamina, por acidet yndyrore janë të rëndësishme për të kundërvepruar ndaj ndryshimeve negative në organizëm që vijnë si pasojë e moshës.

Studimet, të cilave u referohet AgroWeb.org, kanë konfirmuar se acidet yndyrore ulin tensionin e gjakut dhe kolesterolin e keq.

Këto acide mbrojnë zemrën dhe trurin.

Acidet yndyrore mund t’i gjeni tek peshku, arrat, farat e linit, barishtet e të tjerë. Suplementët janë të dobishëm gjithashtu.

Përpiquni të konsumoni të paktën 500 mg të këtyre acideve në ditë nëse jeni të shëndetshëm, 800 deri në 1,000 mg në ditë nëse vuani nga sëmundjet e zemrës dhe 2000 deri në 4,000 mg në ditë nëse keni nivel të lartë trigliceridesh.

AgroWeb.org këshillon që nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, konsultohuni me mjekun për dozën e saktë të acideve yndyrore.

Kaliumi

Kaliumi luan një rol kryesor për mbajtjen e tensionit të gjakut.

Kaliumi ul rrezikun e goditjeve në tru.

Mjekët rekomandojnë të paktën 2 gramë kalium në ditë, në rastet që nuk vuani nga ndonjë sëmundje specifike.

Nëse e teproni me kalium atëherë duhet të tregoni kujdes sepse teprica e këtij minerali dëmton sistemin tretës dhe zemrën.

Kaliumi gjendet tek banania, patatja e ëmbël, fasulet dhe thjerëzat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.