Si të Përgatisni Bukën e Lepurushit Vetë në Shtëpi

5.9k 0

Dashamirësit e bukës gjejnë parajsën mes larmisë së produkteve prej brumi që të magjepsin me aromën.

Por kjo nuk do të thotë se duhet të niseni për në furrën e bukës sa herë ju shkon mendja për një bukë të ngrohtë.

Nëse jeni në kërkim të një recete të thjeshtë jeni në vendin e duhur.

Receta e AgroWeb.org do t’ju mësojë si të përgatisni vetë në kushtet e shtëpisë bukë lepurushi tipike, me një kore të shijshme me ngjyrë të artë dhe e butë si pambuk nga brenda.

Kjo bukë është ideale për t’u konsumuar me supë të ngrohtë.

Përbërësit

  • 1 lugë çaji e gjysmë me maja buke
  • 1 lugë çaji me sheqer
  • 2 gota me ujë të ngrohtë
  • 3 gota me miell për bukë
  • 1 lugë gjelle me kripë
  • 3 gota me miell shumë përdorimësh
  • pak miell misri nëse dëshironi

Shtresa me vezë

  • E bardha e një veze
  • 1 lugë gjelle me ujë me kripë

Udhëzimet

Merrni një enë të madhe dhe bashkoni ujin e ngrohtë, majanë dhe sheqerin.

Përziejini së bashku dhe lërini të qëndrojnë për 10 minuta. Shtoni 2 gota me miell për bukë dhe kripën.

Punojeni brumin deri sa të jetë i butë. Shtoni një gotë tjetër nga mielli për bukë dhe pjesën tjetër të miellit shumë përdorimësh.

Këtë të fundit, shtojeni ngadalë duke hedhur nga një gjysëm gote herë pas here.

Punojeni brumin me duar në enë dhe më pas transferojeni në banak ku duhet të vazhdoni ta punoni deri sa të bëhet i butë dhe elastik.

Shtoni më shumë miell nëse duhet të parandaloni ngjitjen e brumit.

Më pas futeni topin e brumit në një enë të lyer paksa me vaj dhe punojeni edhe njëherë butë. Mbulojeni dhe lëreni të vijë për 1 deri në 2 orë.

Më pas, brumin ndajeni në tre copa. Nëse brumi ngjitet në duar, atëherë shtoni edhe pak miell.

Për simite, copat e brumit punojini në formë rrumbullake.

Nëse ju pëlqen panine e gjatë, atëherë jepini brumit formën drejtkëndore ose vezake të plotë. Mbi tepsi shtoni nga një shtresë letër pjekjeje.

Vendosini paninet ose paninen e madhe në tepsi dhe spërkatini me miell misri, shtresë veze ose fara, nëse dëshironi.

Pjekja standarde:

Mbulojini dhe lërini paninet të fryhen për 30-40 minuta.

Ngroheni furrën në 250 gradë për 20 minuta. Përdorni një thikë për t’i dhënë formë sipërfaqes së çdo  panineje.

Lyejeni sipërfaqen e panineve me masën e vezës dhe futeni tepsinë në furrë. Pjekja zgjat 35-40 minuta deri sa korja të ketë marrë ngjyrë të verdhë të artë. 

Për shtresën e vezës

Përziejeni të bardhën e vezës me ujin me kripë deri sa të formohet një masë si krem.

Me të mund të lyeni sipërfaqen e panineve, sepse i jep shkëlqim dhe nëse dëshironi, mund të përdorni fara mbi brumin./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.