Si të Përgatisni Kifle të Ëmbla – Të Buta e Plot Shije

2k 0

Kiflet janë një gatim tradicional shumë i shijshëm që kanë lindur për herë të parë në shekullin e 13- të.

Me bazë brumi, mund të themi që kiflet janë brioshët e zakonshëm të përgatitur në shtëpi.

Të njohura për shijen e tyre të thjeshtë dhe për butësinë e pambuktë të brumit tashmë mund t’i gjeni të përgatitura në shumë mënyra.

Mund t’i hasni shpesh në varientet  e kripura, por edhe në ato të ëmblat të cilat janë të mrekullueshme.

AgroWeb.org sot ju tregon recetën e veçantë të kifleve me sherbet, të buta dhe shumë të ëmbla.

Përbërësit

  • 1 kg miell
  • 125 ml qumësht
  • 100 gr gjalpë
  • 2 vezë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 100 gr arra
  • 1 pako vanilje
  • një majë luge sodë buke

Për sherbetin

  • 500 ml ujë
  • 500 gr sheqer
  • një lugë çaji limon

Përgatitja

AgroWeb.org ju këshillon të filloni me përgatitjen  e sherbetit.

Në një tenxhere të thellë hidhni ujin dhe sheqerin dhe lërini të zihet për 10 minuta.

Më pas shtoni disa pika limon ose një lugë çaji dhe lëreni në zjarr të ulët edhe për disa minuta të tjera.

Kur të shikoni që sherbeti është trashur dhe sheqeri është shkrirë plotësisht hiqeni atë nga furra dhe lëreni të ftohet.

Pasi të keni përgatitur sherbetin filloni me përgatitjen e brumit të kifleve.

Në një enë të thellë hidhni vezët, sheqerin dhe gjalpin dhe përziejini me anë të një mikseri.

Shtoni me kujdes edhe qumështin me miellin dhe vaniljen pak nga pak duke vazhduar me përzierjen derisa të formohet brumi.

Pasi brumi të jetë trashur punojeni pak me dorë dhe me anë të një petësi hapni një petë të madhe si një petë byreku.

Më pas me thikë prisni brumin në formë trekëndëshe duke filluar mesi i petës përsëgjati dhe mbushini me pak arra apo bajame.

Rrotullojini trekëndëshat nga pjesa më e hollë tek ajo më e trrashë derisa të krijohen disa brioshë të vegjël.

Përgatisni një tepsi të lyer me pak vaj dhe piqini në temperaturën 180 gradë për 20-25 minuta.

Derisa të shikoni që kiflet kanë marrë ngjyrë të kuqërremtë të artë.

Sapo të jenë bërë nxirrini nga furra dhe hidhni sipër menjëherë sherbetin e ftohtë.

Prisni të ftohen pak dhe më pas mund t’i shërbeni në çdo kohë duke i shtuar edhe disa copëza arrash sipër sipas dëshirës tuaj./AgroWeb.org