Përgatitja e Sherbetit të Bakllavasë në Mënyrën e Duhur

5.2k 0

Festat e fundvitit sjellin përsëri në vëmendje përgatitjen e ëmbëlsirave tradicionale.

Mbase më e përhapura është bakllavaja, kjo ëmbëlsirë plot shije.

Si çdo recetë edhe përgatitja e bakllavasë kërkon përkushtimin e duhur, ama të njëjtin kujdes duhet treguar edhe për sherbetin.

Sherbeti është një nga elementët më të rëndësishëm që i jep bakllavasë shijen karakteristike.

Nëse sherbeti i bakllavasë bëhet shumë i hollë, atëherë petat do të zbuten më shumë seç duhet.

Nga ana tjetër nëse sherbet del i trashë, bakllavaja humbet shkriftësinë e saj, dhe ngurtësohet.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e duhur që duhet të ndiqni për përgatitjen e sherbetit perfekt çdo herë.

Madhësia e Tavës Është më e Rëndësishme Nga se Mendoni

Sigurisht që përzgjedhja e tavës ku do të përgatitet bakllavaja nuk është rastësore.

Madhësia e tavës lidhet me sasinë e përbërësve me të cilët është përgatitur brumi i petave të bakllavasë.

Madhësia e tavës gjithashtu ndikon edhe tek trashësia e petave apo shtresave të arrave që duhet të hidhni.

Për një tavë rreth 40cm, raporti mes sheqerit dhe ujit për sherbetin, duhet të jetë 2:4, pra dy gota ujë dhe katër sheqer.

Kripa, Sekreti Kundër Ngrirjes së Sherbetit

Sherbeti kërkon sheqer, çfarë do atëherë kripa? Epo, ky produkt ka një aftësi që duhet patjetër tek ruajtja e bakllavasë për një kohë të gjatë.

Shumë shpesh na ka ndodhur që edhe pse kemi ndjekur me përpikëri këshillat e recetave, sherbet i bakllavasë ngrin.

Kështu bakllavaja ngurtësohet dhe mezi mund ta ndash me thikë për ta shërbyer.

Nëse doni që të shmangni këtë problem, mjafton të shtoni tek sherbet juaj 1/3 e lugës së çajit me kripë.

Kripa, parandalon sheqerin të ngrijë dhe kështu bakllavaja juan qëndron e butë dhe perfekte për më gjatë.

Sigurisht Përgatitja e Sherbetit Nuk Mbetet Pas

Fillimisht përzieni sheqerin, kripën, lëkurën e limonit me ujin në një tenxhere.

Vendoseni në zjarr dhe nisni ta përzieni me telin e kuzhinës sa përbërësit të lidhen.

Nëse nuk e përzieni, sheqeri do të ngelet në fund të tenxheres dhe do të digjet, duke e prishur sherbetin tuaj.

Kur sherbet të fillojë të ziejë, AgroWeb.org ju këshillon që të ulni flakën e zjarrit tek më e ulëta.

Duhet ta lini të ziejë kështu për 30 minuta. Në këtë mënyrë uji do të avullojë ngadalë dhe pa e prishur ngjyrën e sherbetit.

Kur doni një aromë më të fortë limoni, 10 minuta para se të largoni sherbetin nga zjarri hidhni 2 lugë çaji me lëng limoni.

Nëse e hidhni lëngun e limonit kur sherbetin e keni akoma duke zierë ai do të ngurtësohet./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.