Një recetë e trashëguar brez pas brezi si vijimësi e shijes më të mirë që kuzhina shqiptare ofron në kohë.
Ndiqni mënyrën e përgatitjes së ëmbëlsirës Përvëlata nga kuzhina e çamërisë e sugjeruar nga amvisa Luljeta Gjyzeli.
Përbërësit
- 1 gotë e gjysëm vaj gjelle
- 200 gr gjalp të shkrirë
- 1 gotë me qumësht
- 3 lugë gjelle me kos
- Gjysëm gote me sheqer
- 1 lugë çaji me sodë buke
- 1 kg miell
- 300 gr arra ose bajame
- 1 kg sheqer për shërbetin
- Kanellë
- Për shërbetin:
- 1 kg sheqer
- 800 mililitra ujë
- Kanellën
Përgatitja
Në një tepsi hedhim vain, gjalpin, qumështin, kosin, sheqerin dhe i rrahim fort deri sa te na shkrijë sheqeri.
Përziejmë miellin me sodën, hedhim gradualisht duke e trazuar deri sa të na bëhet një brumë i butë.
Nëse na bëhet brumi i ujshëm i shtojmë miell. Në fund i shtojmë arrat dhe e përziejmë.
E presim si në foto. Ndezim furrën dhe e vemë për të pjekur, për 50 minuta në 150 gradë.
Për shërbetin:
Në 1 kg sheqer hedhim 800 mililitra ujë dhe kanellën, e bëjmë si shërbeti i bakllavasë.
Mbasi është ftohur përvëlata hedhim shërbetin e nxehtë. E mbulojmë me një tepsi deri sa të pi shërbetin.