Petulla të Fryra me Brumë të Ardhur – Metoda e Skuqjes pa Thithur Vaj

3.7k 0

Ushqimi që kemi shijuar nga fëmijëria e deri tani, janë padyshim petullat e ngrohta. Topthat e vegjël që i tërhiqnin që të gjithë pranë tryezës për të kënaqur nepsin me diçka tradite.

Të shoqëruara me mjaltë, reçel, sheqer apo me djathë për personat që duan diçka të kripuar në mëngjes. Janë vërtetë unike, por kur përgatiten edhe me kujdes mund të jenë të shëndetshme. Receta e sotme është pikërisht edhe e shijshme por edhe nuk thith vaj për t’i bërë petullat sa më të shëndetshme për familjarët tuaj.

Në bashkëpunim me kompaninë e njohur ‘’Lufra’’, AgroWeb.org ju tregon si të shijoni petullat fantastike me brumë të ardhur që përgatiten me kosin dhe gjalpin e shijshëm.

Përbërësit:

  • 500g miell
  • 1 vezë
  • 100g gjalpë lope Lufra
  • 80ml ujë të vakët
  • 200g kos natyral Lufra
  • 10g kripë
  • 7g maja të thatë
  • 1 lugë çaji sodë buke
  • 10g sheqer
  • Vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas shkrini majanë e thatë bashkë me sheqerin tek uji i vakët. Mundohuni të përzieni mirë me një pirun kështu kokrrizat e majasë do të shkrihen plotësisht duke e shpejtuar procesin e për aktivizimin e saj. Tasin mbulojeni me qese kuzhine për të krijuar një temperaturë të ngrohtë dhe lëreni kështu për 5-7 minuta. Një tjetër sekret që AgroWeb ju tregon për të lehtësuar përgatitjen e tyre është që ta fusni tasin në furrëne ngrohur me 50 gradë.

Ndërkohë ju rekomandojmë të përdorni kosin natyral Lufra me 2.8% yndyrë pasi është kremoz, ka athtësinë e duhur dhe është shumë e lehtë ta miksoni me sodën e bukës në mënyrë që të tretet sa më shpejt. Kjo do bëjë që brumi të vijë më shpejt, shija e petullave të jetë më e mirë dhe të ndihet shija natyrale e kosit.

Mos harroni që është e rëndësishme që të gjithë përbërësit t’i keni nxjerrë nga frigoriferi të paktën 30 minuta para se të nisni me përgatitjen e petullave. Nëse prodkutet janë shumë të fothta brumi nuk do të fryhet siç duhet.

Tani AgroWeb.org ju sugjeron që tresni gjalpin ‘Lufra’ ku do të shihni që ruan ngjyrën e artë dhe nuk zbardhet në ngjyrën e qumështit. Sapo ai të ftohet pak rriheni bashkë me vezën derisa të formoni një masë të njëtrajtshme. Për personat që nuk e pëlqejnë aromën e vezës, AgroWeb.org ju tregon që me këtë recetë nuk ka për të ndodhur pasi do të ndieni vetëm aromën ndjellëse të gjalpit të freskët.

Këtë përzierje shtojeni tek përbërësit e tjerë dhe aty shtoni miellin e kripën duke e situr për të krijuar sa më shumë ajër tek brumi. Punojeni lehtë me duar brumin në mënyrë që të mos zbutet më shumë se duhet. Kur të jetë i butë dhe pak elastik, por e rëndësishmja është që të mos ju ngjitet në duar. Nëse diçka e tillë ju ndodh, mjafton të shtoni pak miell dhe ta punoni përsëri.

Tasin lyejeni me pak gjalpë dhe vendoseni aty brumin e mbulojeni me një pecetë, në mënyrë që brumi të fryhet. Mund ta përsërisni hapin e parë dhe ta fusni tasin me brumin në furrën e ngrohur për t’i kursyer vetes kohë. Për të arritur një rezultat sa më të mirë të petullave përgatiteni brumin që në darkë, por që mund ta lini edhe 1-2 orë nëse doni t’i shijoni shpejt.

Kur të kalojë koha punojeni brumin përsëri për t’i larguar pak ajrin, dhe filloni ta hapni në një petë të trashë. Prisni me gotë peta të vogla rrethore dhe vendosini në tavolinën e punës të lyer me pak gjalpë. Ngrohni vajin në një tenxhere apo tigan të thellë dhe nisni me skuqjen e petullave të shijshme. Për t’i larguar edhe vajin që mbajnë në sipërfaqe vendosini ato në letër kuzhine për të qenë sa më shumë të mira.

Të ngrohta mund t’i shijoni me mjaltë, djathë, sheqer, reçel apo edhe të thjeshta. Duke qenë se këto petulla fryhen shumë, mund t’i mbushni edhe me krem apo çokokrem duke i kthyer në një ëmbëlsirë unike./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.