Një recetë e re, e thjeshtë në përgatitje e me shije të mrekullueshme. Shoqërohet në mënyrë fantastike me kos a me dhallë të freskët por edhe gjellë e supa të ndryshme.
Përbërësit:
- 1.5 kg lakra të egra
- 3 lugë gjelle vaj ulliri
- kripë
- 1 lugë çaji piper të kuq
- piper i zi
Brumi:
- 400 gr miell misri
- 1 lugë çaji kripë
- pluhur pjekës
- 120 gr vaj ulliri
- 400 ml ujë të valuar
- 400 gr kos
- 2 vezë
Mbulesa:
- 1 vezë
- 2 lugë gjelle vaj
- 3 lugë gjelle miell misri
- 1 gotë kos
Përgatitja:
Grijmë lakrën shumë hollë e shpëlajmë mirë dhe e vendosim në një tigan të thellë me vaj ulliri me kapak.
Pasi të ulim volumin shtojmë kripë dhe vazhdojmë të përziejmë deri sat ë mos ketë më lëng në tigan, shtojmë piperin e kuq, piperin e zi dhe e largojmë tiganin nga zjarri.
Në një tas të madh përziejmë miellin, kripë, pluhur pjekës, hapim një gropë në mes dhe shtojmë vajin, ujin e valuar, kosin, vezë i përziejmë mirë deri sa të na formohet një brumë I lidhur në një tepsi të lyer me vaj nivelojmë brumin e gatuar, mbi të shtojmë një shtresë me lakrat e gatuara, në një tas përziejmë 1 vezë.
2 lugë gjelle vaj, 3 lugë gjelle miell misri dhe 1 gotë kos dhe lugë lugë mbulojmë komplet lakrat.
Vendosim tepsinë në furrë në temperaturë 220 gradë Celsius për 20-25 minuta.