Ponç Portokalli – Receta e Pijes së Nxehtë Dimërore

2.6k 0

Ponçi është një pije alkoolike e shijshme dhe aromatike, që zakonisht shërbehet e nxehtë.

Është ideale për t’u shijuar në ditët e ftohta të dimrit, pas një vakti për të ndihmuar me tretjen ose për të qerasur mysafirët gjatë festave të fundvitit.

Në fakt kjo pije mund të shërbehet edhe në version të ftohtë ose pa alkool.

AgroWeb.org ju fton të zbuloni të gjitha hapat për të përgatitur këtë pije fantastike.

Përbërësit

  • 1 portokall
  • 120 ml rum
  • 2lgj sheqer kaf
  • 3 karafila
  • 1lç kanellë
  • Ujë

Përgatitja

Filloni duke pastruar mirë një portokalle dhe më pas qërojeni me kujdes në mënyrë që lëkura e brendshme, ajo e bardha, të mos dëmtohet.

Më pas, ndajeni portokallin në gjysmë dhe shtrydhni lëngun.

Lëngun filtrojeni dhe hidheni në një tenxhere me ujë. Masa e lëngjeve nuk duhet t’i kalojë 500 ml.

Shtoni sheqerin, lëkurën e portokallit dhe lëreni në zjarr derisa të fillojë të ziejë.

Kur masa të fillojë të ziejë, aromatizojeni me kanellë dhe karafil.

Lëreni në zjarr edhe për pesë minuta dhe më pas shtoni edhe rumin.

Pasi të jetë gati, lëreni të pushojë për disa minuta dhe hidheni në gotat përkatëse.

Shërbejeni ponçin tuaj të nxehtë, të zbukuruar me një fetë portokalli ose limoni.

Pija mund të ruhet e mbuluar në frigorifer për 3-4 ditë. Para se ta servirni mund ta ngrohni sërish në një tenxhere, por kujdes të mos e zieni, sepse kështu alkooli mund të avullojë. / AgroWeb.org