Pulë e Pjekur me Lëng Limoni dhe Mjaltë me Shijen më të Veçantë

2.8k 0

Pula me limon dhe mjaltë mund të duket pak e çuditshme por shija nuk të zhgënjen.

E butë dhe me një aromë perfekte prej kombinimit të lëngut të limonit dhe mjaltit.

Keni për ta pëlqyer këtë recetë të thjeshtë por të pasur në shije, që mund ta përgatisni për 30 minuta.

Gatimet që kërkojnë shumë pak minuta janë miqtë tuaj më të mirë, pasi nuk ju lodhin dhe ju kursejnë në kohë.

Pjesa më e bukur e kësaj recete është fakti që kërkon shumë pak përbërës.

Pula përgatitet në një shtrat gjalpi në një tigan të madh, duke u gërshetuar shijet rezultati është një mish i butë dhe plot lëng.

Dhe më pas lëngu i limonit dhe mjaltit i jep dhe efektin e qershisë mbi tortë.

Pak athtësi nga limoni, shto dhe ëmbëlsinë delikate të mjaltit apo aromën unike të hudhrës, të gjitha këto shije bashkohen në këtë pjatë të thjeshtë.

Përbërësit për katër persona

  • 1 pulë mesatare
  • 2 lugë gjelle me gjalpë
  • 3 lugë gjelle me vaj ulliri
  • Gjysmë gote me lëng limoni
  • 2 thelpinj hudhre
  • 2 lugë gjelle mjaltë

Përgatitja

Vendosni një tigan të madh në zjarr dhe shtoni gjalpin.

Kur ai të ketë shkrirë shtoni copat e mishit të pulës, të cilat i keni shpëlarë dhe i keni pastruar.

Jepini shijen që preferoni duke i spërkatur me kripë dhe piper.

Lërini të skuqen për 3-4 minuta duke i kthyer nga të dyja anët, ose derisa mishit të fillojë të zbardhet.

Në një tas të vogël rrihni vajin e ullirit, lëngun e limonit, mjaltin dhe thelpinjtë e hudhrave të grirë sa më imët.

Hidhjani sipër copave të pulës dhe lëreni të ziejë, derisa salca të përthahet dhe të jetë mpiksur.

Shërbejeni të ngrohtë, duke e shoqëruar me oriz, makarona të vogla, apo edhe me perime të ziera apo të pjekura në furrë./AgroWeb.org