Pulë me Patate dhe 40 Thepinj Hudhra – Receta Plot Shije e Shtëpisë

2k 0

Pula e pjekur është gatimi më tradicional dhe gjithnjë e më i preferuar i çdo tavoline.

Shija krokante që fiton pula kur piqet në furrë, bashkë me lëngun dhe aromën e mrekullueshme që lëshon e bëjnë atë një gatim të shkëlqyer.

Përtej shijes, ky ushqim i mrekullueshëm është i mbushur me shëndet dhe vlera për organizmin ndaj konsumojeni sa më shumë.

Në recetën e sotme, AgroWeb.org ju këshillon të provoni pulën e pjekur me 40 thelpinj hudhra.

Pjekja me hudhra do t’ju mrekullojë me aromën e saj të mirë, butësinë dhe vlerat që i dhuron trupit.

Ndiqeni më poshtë hap pas hapi të gjithë përgatitjes e kësaj recete sipas këshillave të AgroWeb.org.

Përbërësit

  • 1 pulë  1.25 kg
  • 180 ml lëng pule
  • 350 gr patate
  • 40 thelpinjë hudhra
  • 30 gr gjalpë pa kripë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • një degë rozmarinë
  • kripë
  • piper i zi

Përgatitija

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që fillimisht të ndizni furrën në temperaturën 180 gradë.

Më pas në një tigan mesatar hidhni 1 lugë gjelle gjalpë dhe një lugë gjelle vaj ulliri, lërini në zjarr mesatar deri sa gjalpi të shkrijë plotësisht.

Në një enë vendosni pulën, priteni në copa të vogla dhe lyejeni nga të gjitha anët me kripë dhe piper.

Vendosini të gjithë copat e mishit tuaj tek tigani që ndodhet në zjarr dhe lëreni të skuqet pak.

Lërini përafërsisht 6 minuta për secilën anë ose derisa të shikoni që kanë marrë ngjyrë të artë.

Pasi të keni bërë këtë, vendoseni pulën në një tavë mesatare me madhësi 23 me 33 cm.

Ndërkohë tek tigani që ndodhej më parë pula, hidhni 40 thelpinjtë e hudhrave dhe lërini që të gatuhen për 2-3 minuta.

Shtoni po aty edhe lëngun e mishit të pulës, bashkë me një lugë gjalpë duke i lënë në zjarr mesatar derisa gjalpi të shkrijë.

Në fund hidhni pak kripë dhe piper dhe më pas hidheni këtë lëng, bashkë me hudhrat tek tava ku ndodhet pula.

Për patatet

Patatet e qëruara dhe të prera vendosini në një enë bashkë me një lugë gjelle vaj ulliri, pak kripë dhe piper dhe përziejini mirë.

Vendosini më pas edhe ato anash tavës ku ndodhet mishi i pulës duke i hedhur disa fije rozamrinë sipër.

Për pjekjen

Futeni tavën në furrë për 35 -40 minuta derisa të shikoni që pula shpohet lehtësisht me pirun dhe ka pamje të artë.

Koha e pjekjes varët edhe nga madhësia e pulës tuaj, ndaj kontrollojeni tavën herë pas here pë rtë parë nëse është gati.

Nëse pula piqet më shpejt se patatet mjaton t’a nxirrni atë jasht dhe t’i lini patatet në furrë edhe për disa minuta të tjera.

Në fund shërbejeni pulën tuaj duke e lagur bashkë me lëngun e saj dhe sipas dëshirës thelbinjtë e hudhrës mund t’i hiqni./AgroWeb.org