Pulë me Patate – Mënyra e Duhur e Përgatitjes Plot Shije

1.4k 0

Pak përbërës për një recetë fantastike, perfekte për t’u shërbyer në vaktin e drekës por edhe atë të darkës.

Më poshtë AgroWeb.org ndan me ju recetën e thjeshtë dhe vërtet të shijshme!

Përbërësit

1kg mish pule

1kg patate

½ gotë verë e bardhe

3-4 thelpinj hudhre

Vaj ulliri

Kripë për shije

Përgatitja

Në një tenxhere të madhe hidhni pak vaj dhe vendosni copat e mishit të pulës duke u munduar që të mos i mbivendosni ato. Shtoni disa degë rozmarine dhe dy thelpinj hudhre. Gatuajeni mishin mirë nga të dy anët.

Pas kësaj shtoni verën e bardhë, e më pas mbyllni kapakun dhe gatuajeni për rreth gjysmë ore, duke e përzier herë pas here. Nëse lëngu i gatimit thahet shumë, mund të të shtoni pak ujë apo pakëz verë.

Ndërsa mishi i pulës është duke u gatuar, vazhdoni me patatet: qërojini, lajini dhe pritini në kubikë të mesëm.

Pasi mishi të jetë gatuar mirë, hiqeni nga ena dhe lëreni mënjanë (hiqni edhe hudhrën dhe rozmarinën).

Në të njëjtën enë, vendosni patatet, më pas shtoni pak rozmarinë (këtë herë të copëtuar) dhe dy thelpinj hudhra. Vendoseni sërisht në zjarr, trazojeni mirë dhe lëreni të ziejë për rreth 15 minuta me kapak.

Kur patatet të jenë gati, vendosni përsëri pulën në enë, përziejeni dhe lërini së bashku në zjarr edhe për 3-4 minuta. Përpara se të fusni pulën, kontrolloni nëse patatet janë gatuar mirë dhe nëse janë ende shumë të forta, lërini të gatuhen edhe për disa minuta. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.