Sallata Plot Shije me Lakër të Pjekur dhe Perime

1.2k 0

Lakra është një perime e gjithanshme, e shijshme dhe ka shumë varietete që mund të përdoren në shumë mënyra të shijshme.

Këtë herë kemi bërë një përzierje të lakrës së bardhë dhe lakrës së kuqe një recetë unike dhe vërtet të shijshme!

Ndër recetat e shumta që mund të përgatisni me lakër, kjo është një nga më komodet, sepse kërkon vetëm pak kohë përgatitje dhe ju fal një shije të mrekullueshme.

Një pjatë anësore me perime që mund ta sillni në tryezë për pak më shumë se gjysmë ore. Ndiqni më poshtë recetë e plotë që AgroWeb.org sjell sot për ju.

Përbërësit

½ lakër e bardhë

½ laker e kuqe

1 presh

100 gr ullinj jeshil

100 gr djathë i grirë

80 g therrime buke

vaj ulliri për shije

kripë dhe piper për shije

Përgatitja

Filloni duke pastruar mirë e më pas dukë prerë gjysmën e lakrës së bardhë në rripa.

Pas kësaj, lakrën vendoseni në një tavë të shtruar me letër furre.

Prisni edhe lakrën lejla dhe kalojeni në tavë.

Prisni në rrathë preshin, në copa të vogla ullinjtë dhe kalojini në tavë.

Spërkateni sallatën me kripë, piper dhe vaj ulliri.

Shtoni djathin e grirë dhe thërrimet e bukës.

Përziejini mirë të gjithë përbërësit me duar dhe  më pas hapeni masën në tavë që të shpërndahet në mënyrë të barabartë dhe shtoni edhe pak vaj.

Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për 25 minuta. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.