Pulë me Spinaq dhe Krem Qumështi – Shëndet dhe Shije

1.9k 0

Mishi i pulës është një nga ushqimet për të cilin ekzistojnë mijëra e mijëra receta gatimi.

Në AgroWeb.org keni mësuar shumë receta me bazë të mishit të pulës.

Tani është koha të mësoni një të re me përbërës interesantë siç është argjinarja turshi, spinaqi e të tjerë.

Receta është e lehtë për çdo amvisë dhe nuk kërkon shumë mund dhe fantazi.

Ajo plotëson shumë nevoja për vitamina dhe minerale dhe mbi të gjitha është e pakët në karbohidrate dhe shumë e pasur në proteinë, fibër dhe vitaminë A dhe C.

Mish Pule Me Argjinare Dhe Spinaq

Për përgatitjen e kësaj pjate mund të zgjidhni pjesën e kofshës ose fileto.

Përbërësit e Recetës

  • 6 fileto ose kofshe pule,
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4 thelbinj hudhre
  • 250 gramë krem djathi
  • 1 filxhan çaji lëng pule
  • Argjinare turshi të prera hollë sipas preferencës,
  • 4 filxhan çaji gjethe spinaqi,
  • Çerek filxhani djathë parmixhan
  • Kripë dhe piper të zi sipas dëshirës.

Përgatitja e Recetës :

Ndizeni furrën në 200 °C.

Spërkateni mishin e pulës me kripë dhe piper.

Vendosni një tigan të yndyrosur në zjarr dhe skuqeni mishin e pulës për 3-4 minuta në secilën anë.

Mishi i pulës duhet të jetë krokant dhe me ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Më pas kavërdisni lehtë hudhrën për 30 sekonda, shtoni kremin e djathit ose kremin pana dhe përziejini me lugë druri.

Shtoni lëngun e pulës dhe lëreni gjithë masën të marrë valë.

Pasi të ndodhë kjo, mbulojeni kapakun dhe lërini të ziejnë së bashku për 5 minuta deri sa salca të trashet.

Shtoni argjinaren dhe spinaqin e pas një minuti shtoni djathin parmixhan.

Tiganin futeni në furrë të piqet për 15-20 minuta .

Nxirreni dhe servireni sapo të jetë ftohur pak.

Një pjatë e tillë me mish pule ofron 416 kalori, 4 gramë karbohidrate, 27 gramë proteinë, 415 gramë kalium, 4 gramë fibër, 3105 njësi vitamine A, 20.3 mg vitaminë C, 2.2 mg hekur dhe 134 mg kalçium./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.