Pure me Patate dhe Pule e Pjekur në Tavë Balte 

1.3k 0

Një recetë me shije të mrekullueshme dhe aromë fantastike, e cila shoqërohet me sallata të ndryshme të freskëta a perime të pjekura.

Përgatitet lehtë dhe në pak hapa dhe të përfshin tërësisht me shijen e saj.

Përbërësit:

  • 500 gr fileto pule
  • 1 kg patate
  • 200 ml verë të bardhë
  • 100 gr pure domate
  • 1 1/2 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë çaji piper të kuq
  • Rigonë dhe trumzë
  • 50 gr gjalp
  • kripë dhe piper të zi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 150 gr djath të verdhë

Përgatitja:

Lajmë mirë patatet dhe i vendosim ato për të zjerë për 30 minuta në ujë të bollshëm me pak kripë.

Ndërkohë lajmë , thajmë fileton e pulës dhe i presim ato në kubikë mesatar.

Vendosim një tigan , 2 lugë gjelle vaj e ngrohim atë dhe vendosim kubikët e mishit për ti kaurdisur deri sat ë zverdhët pak.

E shuajmë mishin me 200 ml verë të bardhë kur alkooli të ketë avulluar shtojmë salcën, mustardën dhe 1 lugë çaji piper të kuq, rigon, trumzë, kripë, piper të zi.

Ulim temperaturën dhe e lëmë në tigan.

Ndërkohë shtypim patatet me 1 lugë gjelle gjalp, kripë, pak piper të zim trumzë dhe pak rigon.

Në një tavë dheu mund të jenë dhe individualizuar, shtojmë si bazë purenë me patate mbi pure vendosim kubikët me pulë me pak salcë në fund e mbulojmë mishin me djath të verdhë, vendosim tavat ën furrë në temperaturë 190 gradë Celsius për 20 minuta./Shqiptarja.com