Qofte me Mish të Grirë dhe Kungulleshka – Shije dhe Aromë e Mrekullueshme

2.6k 0

Qoftet janë sigurisht lezeti i vogël i tryezave.

Recetat me to nuk kanë të mbaruar, duke filluar që nga ato tradicionalet me mish e deri tek ato vegjetarianet me perime.

Mund të themi se është një nga recetat më të përhapura në të gjithë botën dhe e përshtatur në ccdo shije.

Në këtë recetë nga AgroWeb.org do ju tregojmë një mënyrë se si të përgatisni qofte me mish dhe kungulleshka.

Në këtë mënyrë do të merrni më të mirën e të dy shijeve, si të mishit ashtu edhe të perimeve të freskëta.

Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes dhe filloni menjëherë t’i gatuani ato.

Përbërësit

  • 500 gr mish i girirë
  • 2-3 kungulleshka mesatare
  • 150 gr djathë të bardhë të thërrmuar
  • Majdanoz
  • Piper
  • Hudhër e grirë
  • Kripë
  • Vaj ulliri

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të grini në rende hollë kungulleshkat.

Ato duhet të ngjajnë në fije të holla e të vogla të cilat pasi t’i keni grirë duhet ti shtrydhni mirë në mënyrë që t’ju dalë lëngu.

Hidhini në një enë të thellë, shtoni mishin e girirë, hudhrën, majdanozin. Djathin e bardhë, piperin, kripën dhe pak mente sipas dëshirës.

Përzieni të gjithë  këta përbërës me duar ose me anë të një luge, derisa të formohet brumi kompakt i qofteve.

Më pas formoni me duar forma të vogla rrumbullake sicc bëni zakonisht me qoftet tuaja, mund të zgjidhni t’i bëni të vogla ose të mëdha në formën e një hamburgeri.

Vendosni në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe kur të nxehet hidhni qoftet tuaja të skuqen.

Lërini në zjarr derisa të marrin ngjyrë dhe mishi të jetë skuqur e më pas vendosini në një pjatë.

Shoqërojini më së miri me pak sallatë me domate dhe qepë të kuqe sipër dhe bukë të thekur. /AgroWeb.org