Reçel me Feta të Plota Ftoi – Si ta Përgatisni Vetë në Shtëpi

3.6k 0

Reçeli me ftonj është një ëmbëlsirë fantastike për të kënaqur shijen, për të ëmbëlsuar shpirtin e më të dashurit e familjes si dhe miqtë.

Jemi në stinën e ftonjve, ndër frutat më të mirë që vjeshta dhe dimri na dhuron për t’i shijuar.

Të ëmbël pak të athët në shije aq sa për të mbledhur pakëz qiellzën, ftonjtë ashtu si çdo frut tjetër kombinohen në mënyrë fantastike, në dhjera receta të shijshme gatimi. sidomos ato të ëmbla.

E nëse jemi mësuar të dëgjojmë për prevedenë e ftoit, reçelin apo komposton e tij, një tjetër mënyrë që i përfshin tërësisht shqisat e shijes është reçeli i përgatitur me ftonj.

Tërësisht magjepsëse dhe fantastike për t’iu dhuruar miqve sidomos tani kur sapo jemi futur në atmosferën e festave të shumëpritura të fundvitit.

Ftonjtë janë rritur dhe përdorur në vendet e Mesdheut përfshirë Shqipërinë prej më shumë se 4,000 vitesh. Lulet dhe frutat janë përdorur për pothuajse çdo gjë duke nisur nga parfumet deri te mjalti.

Aq i dashur është ky frut sa simbolizon përkushtimin dhe dashurinë.

Fruti ka një tul të fortë dhe të thatë. Shija është e athët. Fruti përmban shumë pektinë, një karakteristikë që e bën atë ideal për marmalatë, reçel apo gliko.

Ftonjtë si frut janë pjesë e familjes botanike të trëndafilit, siç janë edhe mollët dhe dardhat. Reçeli me feta të plota të ftoit është natyral dhe përbëhet nga ftonj, sheqer dhe lëng limoni.

Si të Përgatisim Reçelin me Feta të Plota Ftoi në Shtëpi

Përbërësit

  • 2 kg ftonj
  • 300 ml ujë të ndarë në dy gota
  • 4 gota sheqer
  • 1 lugë gjelle me lëng të freskët limoni

Përgatitja

  1. Pastroni dhe qëroni ftonjtë. Hiqni farat dhe pritini në copa të vogla (ose në feta sipas dëshirës) dhe vendosini në ujë me disa feta limoni. Nëse nuk e bëni këtë, ftonjtë do të nxihen.
  2. Kullojini dhe transferojini në një tenxhere tjetër me ujë. Ziejini për 30 minuta dhe më pas lëreni tenxheren të ftohet për 30 minuta të tjera.
  3. Kullojeni lëngun në një tenxhere tjetër nëse dëshironi.
  4. Ftonjtë hidhini sërish në një tenxhere të madhe, shtoni sheqer dhe një gotë me ujë. Ziejini duke i përzierë vazhdimisht me lugë druri. Uleni temperaturën dhe vazhdoni zierjen për 30 minuta deri sa masa të trashet.
  5. Shtoni lëngun e limonit, përziejeni për 5 minuta dhe hiqeni nga zjarri. Pas 30 minutash, glikonë apo reçelin me feta të plota hidheni në kavanozët e sterilizuar por mos i mbyllni me kapak deri sa reçeli të ftohet tërësisht.

Ky reçel mund të ruhet për një vit të tërë. Me kalimin e kohës, ngjyra e saj do të errësohet duke marrë të gjitha hijet e së kuqes.

Shënim

  • Nëse reçeli nis të ngjitet dhe merr ngjyrë të kafenjtë teksa gatuhet në tenxhere, hidheni në një enë të re. Me një lugë druri hiqni pjesët kafe dhe gatuajeni sërish./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.