Receta e Orizit me Mish Qengji dhe Domate

1.4k 0

Gjëja më e mirë tek mishi i qengjit është raporti perfekt mes yndyrës dhe vetë mishit.

Ndërsa yndyra shkrihet, aroma e mishit kombinohet më së miri me çdo salcë apo gatim që po përgatisni me të.

Duke i dhënë trupit tuaj shumë vitamina dhe minerale të dobishme.

Nga ana tjetër, erëzat i japin kësaj pjate të thjeshtë një aromë dhe shije të mrekullueshme.

AgroWeb.org ju fton të mësoni më poshtë hapat e nevojshëm për të përgatitur këtë recetë për 4-6 persona.

Përgatitja

  • 350 g oriz
  • 400 gr mish qengji i grirë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 2 qepë të mëdha
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 lugë çaji spec i kuq i grirë
  • 2 lugë çaji kanellë e bluar
  • ½ lugë çaji arrëmyshk
  • 2 gjethe dafine
  • 2 lugë çaji rigon
  • 200 ml verë e kuqe
  • 2 x 400 g kanaçe me domate të copëtuara
  • 1 grusht majdanoz
  • Kripë dhe piper i zi
  • 100 gr djathë i bardhë

Përgatitja

Filloni duke ngrohur vajin në një tigan të madh e të thellë, në nxehtësi mbi mesatare.

Kur vaji të jetë nxehur, shtoni mishin e grirë dhe lëreni të skuqet.

Pas kësaj, trasferojeni mishin në një enë dhe vendoseni përsëri tiganin në zjarr.

Hidhni në tigan qepët dhe hudhrat e grira, e në fund piperin.

Gatuajini për 10 minuta, derisa qepa të bëhet e tejdukshme dhe e butë.

Tani shtoni mishin e grirë, erëzat, verën dhe lëreni të ziejnë.

Gatuajeni për tre-katër minuta, sa vera të avullojë, e më pas hidhni domatet dhe lërini të ziejnë për 30 minuta, derisa salca të trashet.

Tani kaloni tek përgatitja e orizit. Hidheni orizin në 500ml ujë dhe lëreni të ziejë për rreth 15 minuta, ose derisa të ketë thithur pjesën më të madhe të ujit.

Kur të jetë gati, shpërndajeni nëpër pjata dhe sipër shtoni salcën.

Në fund spërkateni me majdanoz të grirë dhe pak djathë të bardhë.