Receta e Veçantë e Kekut të Përmbysur me Dardhë

1.9k 0

Dalëngadalë po i afrohemi stinës së festave gjë që automatikisht nxit dëshirën për tryeza gazmore të mbushura me ëmbëlsira e gatime të mira.

Sigurisht që pastiçeritë e vendit ofrojnë alternativa joshëse e të ëmbla për të shoqëruar jo vetëm mbrëmjet festive por edhe përditshmërinë tonë.

Megjithatë, gatimet e shtëpisë nuk kanë konkurrencë.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e një ëmbëlsire me dardhë, të ëmbëlsuar me karamel e mbi të gjitha, të bukur për syrin dhe shijen.

Kjo ëmbëlsirë mund të përgatitet për më pak se 20 minuta, aq kohë sa duhet për ngrohjen e furrës së pjekjes.

Ky kek mund të përgatitet lehtë në tigan dhe të serviret i përmbysur.

Përbërësit

  • Për sipërfaqen e kekut
  • 110 gramë gjalpë pa kripë
  • Gjysmë filxhan çaji me sheqer kaf
  • 2 dardhë të pjekura mirë, të qëruara, të pastruara nga bërthamat dhe të prera në feta në të gjithë gjatësinë e frutit.
  • Për kekun:
  • 1 filxhan çaji me miell shumëpërdorimësh
  • Gjysmë filxhan çaji me miell misri të bluar hollë
  • 1 lugë çaji me pluhur pjekjeje
  • Gjysëm luge çaji me xhenxhefil pluhur,
  • Një majë luge çaji me kripë
  • 1 filxhan çaji me sheqer të bardhë
  • 2 vezë të mëdha
  • 1 lugë çaji me vanilje pluhur
  • Gjysmë filxhani çaji me qumësht të plotë.
  • 110 gramë gjalpë pa yndyrë.

Përgatitja e Kekut :

Ndizeni furrën në  180°C dhe vendosni një skarë të vogël metalike në të.

Në një tigan me dorezë hekuri hidhni gjalpin dhe sheqerin. Kaurdisni bashkë në temperaturë mesatare deri sa masa të bëhet e kafenjtë.

Më pas hiqeni tiganin nga zjarri dhe lëreni masën e karamelizuar të ftohet.

Sipër shtresës prej karameli vendosni në formë rrethore të gjitha fetat e dardhave.

Fetat duhet të puthiten me njëra tjetrën në pikën fillestare që ndodhet në mes të tiganit dhe më pas të shpërndahen në formë rrethore.

Në një tas tjetër përzieni miellin e bardhë, miellin e misrit, pluhurin pjekës, xhenxhefilin dhe kripën.

Rrihini të gjithë përbërësit mirë dhe lëreni tasin mënjanë.

Në një enë tjetër ose mikser përzieni gjalpin dhe sheqerin mirë për rreth tre minuta. Shtoni vezët një e nga një dhe më pas vaniljen.

Të gjithë përbërësit duhen përzier mirë, në mënyrë të njëtrajtshme e uniforme.

Në këtë pikë duhe të shtoni një të tretën e miellit që keni ndarë mënjanë dhe gjysmën e sasisë së qumështit.

Vazhdoni me përzierjen dhe shtoni ngadalë pjesët e mbetura të miellit dhe qumështit për mbi 30 sekonda të tjera.

Brumin e formuar hidheni me lugë druri në tiganin ku keni shtruar fetat e dardhave dhe krijoni një shtresë uniforme deri sa tigani të mbushet.

Futeni tiganin në furrë të mbuluar me letër pjekjeje dhe piqeni për 40 minuta.

Më pas, lëreni tiganin me ëmbëlsirën të ftohet për 2 minuta.

Ndani me thikë hapësirën e duhur mes kekut dhe tiganit që të lehtësoni  nxjerrjen e ëmbëlsirës dhe më pas vendoseni atë përmbys në pjatën e servirjes.

Prisni 10 minuta deri sa të ftohet dhe më pas servireni./AgroWeb.org