Limonët në veçanti i japin ëmbëlsirave një shije freskie të pashoqe që nuk mund të konkurohet nga asnjë frut tjetër.
Keku është një nga ato gatime që mund t’i japë shpirtin e festës çdo takimi me miq ose të afërm.
Kjo recetë e thjeshtë, të cilën AgroWeb.org iu sugjeron ta provoni, është e përsosur për të gjithë familjen!
Ndiqni me kujdes hapat e shpjeguar më poshtë dhe provojeni këtë ëmbëlsi unike.
Përbërësit
- 180 g miell
- 50 g miell bajame
- 100 g lëng limoni
- Lëkurë limoni, e grirë
- 90 g gjalpë
- 50 g qumësht në temperaturë dhome
- 180 g sheqer
- 50 g niseshte misri
- 8 g maja pluhur për ëmbëlsira
Përgatitja
Për të përgatitur kekun me limon dhe pa vezë, fillimisht shkrini gjalpin në zjarr të ngadaltë dhe lëreni të ftohet.
Pastaj trasferojeni në një tas bashkë me sheqerin dhe shtoni lëkurën e limonit, duke i përzier derisa këto përbërës të bashkohen.
Shtoni më pas miellin dhe miellin e bajames, niseshten e misrit dhe pluhurin pjekës.
Përziejini me mikserin e vezëve, pastaj shtoni me ngadalë lëngun e limonit dhe qumështin.
Trazojini përbërësit derisa të përftoni një përzierje kremoze dhe homogjene.
Transferoni brumin e përftuar në një enë të përshtatshme për pjekje, të lyer me pak gjalpë dhe miell.
Përhapeni në sipërfaqen e tavës në mënyrë të njëtrajtshme dhe lëreni të piqet në një furrë në 170 °, për rreth 55 minuta.
Pasi keku të jetë pjekur, prisni derisa të ftohet para se ta nxirrni nga ena.
Ju mund ta zbukuroni atë me sheqer pluhur dhe disa feta limoni përsipër.
Dhe nëse dëshironi, ju mund t’i shtoni edhe elementë të tjerë sipas shijes tuaj, si për shembull disa copëza çokollate./AgroWeb.org