Si të Përgatisni Pandoro Me Copëza Çokollate në Shtëpi

1.6k 0

Kjo është receta e ëmbëlsirës tradicionale Italiane. E ngjashme me bukën, por më e butë, e lehtë në shije, e pasuruar me mjaltë, vanilje dhe copëza çokollatash.

Një recetë perfekte për çdo lloj feste, e cila me pak durim do t’ju falë një shije të pakrahasueshme.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me mënyrën e përgatitjes së Pandoros me copëza çokollate.

Përbërësit

Për pjesën e parë:

  • 250 g miell
  • 80 g maja birre
  • 50 g sheqer
  • 160 g vezë të plota
  • 80 g gjalpë

Për pjesën dytë:

  • 50 g miell
  • 40 g të verdha veze
  • 70 g sheqer
  • 100 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaji ekstrakt vanilje
  • 75 g gjalpë
  • 200 g copëza çokollate

Përgatitja

Bashkoni në një tas miellin me majanë, dhe shtoni pak nga pak sheqerin dhe vezët.

Përziejini përbërësit me një rrahëse elektrike të vendosur në nivelin e shpetjësisë numër një.

Kur përbërësit të jenë bashkuar mirë shtoni gjalpin, të cilin duhet ta nxirrni nga frigoriferi rreth 10min para.

Vazhdoni me përpunimin derisa masa e brumit të zbutet dhe të mos ketë gunga.

Me anë të një termometri ushqimesh kontrolloni temperaturën e brumit që ai mos t’i kalojë 27 gradë.

Por nëse e kaloni, ndaloni dhe vendoseni brumin në frigroifer për 15-20 min, e më pas vazhdoni me recetën.

Pasi brumi të jetë i njëtrajtshëm, kalojeni në një tas të lyer me gjalpë, mbulojeni me kapak dhe lëreni në temperaturën e dhomës derisa të trefishohet në vëllim.

Kur të ketë kaluar koha e nevojshme, vazhdoni duke shtuar në të 50g miell dhe 40g të verdha vezësh.

Pëpunojini sërishisht me rrahësen elektrike, gjithmonë në shpetësinë 1 dhe më pas shtoni dozën e dytë të sheqerit.

Vazhdoni me përzierjen dhe hidhni një e nga një qumështin, mjaltin dhe vaniljen.

Pëpunojeni masën mirë, derisa përbërësit të bashkohen. Në fund shtoni dozën e dytë të gjalpit.

Kontrolloni sërisht temeraturën, e cila nuk duhet të kalojë 27 gradë.

Kalojeni brumin në një sipërfaqe të lyer me gjalpë, hapeni në formë drejtkëndëshi dhe lëreni të pushojë pa mbuluar për 40 minuta.

Pas kësaj kohe spërkateni me copëzat e çokollatës dhe më pas me duart e lyera me gjalpë paloseni disa herë brumin dhe silleni në formën e një topi.

Vendoseni brumin në një kallëp për ëmbëlsira ose në kallëpin e posatçëm të Pandoros, të lyer me gjalpë.

Mbulojeni dhe lëreni të ngrihet në temperaturën e dhomës derisa brumi të kalojë buzët e tepsisë.

E pjekim në furrë të parangrohur në 160 gradë për 50 minuta.

Pasi të jetë gatuar, lëreni të ftohet në kallëpin e tij për rreth 2 orë dhe më pas mund ta shërbeni duke e spërkatur me sheqer pluhur. /AgroWeb.org