Supë apo Makarona? Provoni Tortelinit Në Lëng Mishi

1.4k 0

Kjo pjatë e veçantë është e mrekullueshme për të nisur vaktet.

Quhet “Tortellini in brodo” dhe e ka origjinën nga rajoni i Emilia-Romania në Itali.

Kjo recetë konsumohet më së shumti gjatë festive të fundvitit e dimrit për shkak të shijes së ngrohtë që dhuron.

Tortelinit janë makaronat e famshme të cilat njihen për mbushjen me përbërës të ndryshëm të cilët nisin nga mishi deri tek spinaqi apo gjiza.

Ndonëse mund të jeni mësuar t’i provoni me slacë, në këtë recetë do të shijoni një miks mes një pjatë makaronash dhe një pjatë supe.

AgroWeb.org ju tregon mënyrën e saktë të përgatitjes së saj në mënyrë që ta shijoni në shtëpitë tuaja.

Përbërësit

1 pako makarona tortelini

600 gr kocka pule

3 litra ujë

1 qepë

1 karotë

1 shkop selino

1 patate

Djathë kaçkavall

Piper i zi

Kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të nisni me përgatitjen e lëngut të mishit të freskët.

Në një tenxhere të thellë shtoni ujin, kockat e pulës, qepën, patatet, karotën dhe selinonë.

Vendosini të gjithë të ziejnë në zjarr të ulët për 2 orë, më pas hiqni nga lëngu kockat e pulës dhe lëreni mënjanë.

Kur të jetë ftohur paksa, kullojeni të gjithë lëngun dhe lëreni sërish në zjarr.

Aty shtoni makaronat tortelini të cilat mund t’i blini të gatëshme në supermarket.

Ziejini për disa minuta sipas parashikimit që kanë tek paketimi apo derisa të zbuten.

Në fund të zierjes që zgjat vetëm disa minuta, makaronat duhet të kenë ende lëng nga ai i mishit të përgatitët më parë.

Shtoni pak djathë të grirë kaçkavall, ërzieni dhe shërbejini të ngrohta bashkë me lëngun.

Sipas dëshirës mund të shtoni sërish djathë kaçkavall në pjatën tuaj apo pak piper të zi./AgroWeb.org