Për të maksimizuar sasinë e lëndëve ushqyese që merrni, duhet të dini të zgjidhni me mençuri ushqimet që përmbajnë sasinë dhe shumëllojshmërinë më të madhe të lëndëve ushqyese.
AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me 10 ushqimet më të pasura me lëndë ushqyese në botë dhe vlerat e tyre ushqyese.
Salmoni
Salmoni përmban shumë acide yndyrore omega-3, të rëndësishme për funksionimin optimal të trupit tuaj.
Ato lidhen me përmirësimin e mirëqenies dhe uljen e rrezikut të sëmundjeve të rënda.
Ai gjithashtu përmban sasi të larta proteinash shtazore me cilësi të lartë, minerale si magnezi, kaliumi, seleni dhe vitamina B.
Kale
Nga të gjitha perimet me gjethe, Kale është mbretëresha,
Plot e përplot me fibra, antioksidantë, vitamina C, A, K1, B dhe minerale si kaliumi, kalciumi, magnezi, bakri dhe mangani.
Kale mund të jetë edhe më e shëndetshme se spinaqi! Edhe pse të dyja janë shumë ushqyese, Kale ka më pak oksalate, substanca që mund të mbajnë minerale si kalciumi në zorrën tuaj, duke i penguar përthithjen e tyre.
Hudhra
E pasur me vitamina C, B1 dhe B6, si dhe kalcium, kalium, bakër, mangan dhe selen.
Shumë studime sugjerojnë se alicina tek hudhra mund të ulë presionin e gjakut, kolesterolin e keq dhe gjithashtu të ndihmojë në rritjen e kolesterolit të mirë.
Duke reduktuar kështu rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por edhe të kancerit, veçanërisht kancerit të zorrës së trashë dhe stomakut.
Hudhra e papërpunuar ka gjithashtu veti të rëndësishme antibakteriale dhe antifungale.
Patatet
Patatet janë të pasura me minerale si kalium, magnez, hekur, bakër, mangan si edhe vitaminë C dhe shumicën e vitaminave B. Ato përmbajnë pak nga pothuajse çdo lëndë ushqyese që ju nevojitet.
Mëlçitë
Nga të gjitha organet, mëlçia rezultoi deri më tani si më ushqyesja dhe më e shëndetshmja.
Një mish i pasur me vitamina B12, B2, B5, B6, A, niacina, folat, bakër si edhe proteina shtazore me cilësi të lartë.
Sardelet
Këto peshq të vegjël përmbajnë pak nga pothuajse çdo lëndë ushqyese që trupi juaj ka nevojë. Ato janë të pasur me acide yndyrore omega-3 të shëndetshme për zemrën.
Boronicat
Ato janë të mbushura me substanca të fuqishme antioksiduese, disa prej të cilave mund të kenë efekte mbrojtëse për trurin tuaj.
Gjithashtu boronicat mund të përmirësonin kujtesën tek të moshuarit, të ulin nivelet e kolesterolit të keq dhe të luftojnë kancerin.
Të verdhat e vezëve
Të quajtura ndryshe edhe si “multivitamina e natyrës”, ato janë të pasura me vitamina, minerale dhe lëndë ushqyese të fuqishme, duke përfshirë kolinën, luteinën dhe zeaxanthin, antioksidantë që mund të mbrojnë sytë tuaj.
Vezët përmbajnë gjithashtu proteina me cilësi të lartë dhe yndyrna të shëndetshme. Disa studime sugjerojnë se ato mund të ndihmojnë me humbjen e peshës.
Çokollata e zezë
Çokollata e zezë me një përmbajtje të lartë kakaoje është një nga ushqimet më ushqyese që mund të konsumoni.
Ajo është e pasur me fibra, hekur, magnez, bakër,mangan dhe shumë antioksidantë.
Studime të shumta te njerëzit sugjerojnë se çokollata e zezë mund të japë përfitime të fuqishme shëndetësore, duke përfshirë përmirësimin e qarkullimit të gjakut, uljen e kolesterolit të keq, përmirësimin e funksionit të zemrës dhe të trurit.
Sigurohuni që të merrni çokollatë të zezë me të paktën 70% përmbajtje kakao. Më të mirat përmbajnë 85% kakao ose më shumë.
Ushqimet si gocat e detit, midhjet, kallamarët, sepjet, oktapodi etj
Këto butakë janë ndër produktet më ushqyese në botë. Ato janë të pasura me vitaminë C, D, vitamina të kompleksit B, kalium, selen, hekur dhe zink. /AgroWeb.org