3 Ushqime të Shëndetshme me të Cilat Duhet të Tregoni Kujdes

1.9k 0

Kur bëhet fjalë për ushqime të shëndetshme, ekziston mendimi se sa më shumë të konsumoni prej tyre aq më mirë, por ky nuk është gjithmonë rasti.

Ka shumë ushqime të shëndetshme që bëjnë mrekulli për shëndetin, e megjithatë duhet të tregoni kujdes për mënyrën dhe sasinë që konsumoni.

AgroWeb.org ju njeh me katër ushqimet më të shëndetshme, me të cilat duhet të tregoni kujdes.

Uthulla e mollës

Uthulla e mollës njihet për përfitimet e shumta shëndetësore, si për shembull uljen e peshës trupore, përmirësimin e tretjes e madje edhe uljen e sheqerit dhe kolesterolit në gjak.

Megjithatë natyra e saj ‘acide’ mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj kur konsumohet e paholluar dhe në sasi të mëdha, për periudha të gjata kohore.

Me kalimin e kohës, ajo mund të gërryejë smaltin e dhëmbëve tuaj dhe gjithashtu mund të djegë indet e jashtme të ezofagut.

Ekzistojnë gjithashtu prova të cilat tregojnë se konsumi për periudha të gjata kohore, ka potencial të ulë nivelet e kaliumit.

Prandaj duhet të tregoni kujdes për mënyrën dhe sasinë që konsumoni, veçanërisht nëse keni mungesë të kalciumit në organizëm.

Qitro

Qitro konsiderohet si një nga mënyrat më të mira për të filluar mëngjesin, pasi është i mbushur me lëndë ushqyese si vitamina C, kaliumi dhe fibrat dietike.

Por, kujdes! Përbërja naringin tek qitro, zvogëlon efektivitetin e enzimave të nevojshme për të shpërbërë ilaçe të caktuara.

Dhe nëse mëlçia nuk e shpërbën në mënyrën e duhur ilaçin, ai mund të futet në sistemin e qarkullimit të gjakut me tepricë, duke shkaktuar toksicitet.

Disa prej ilaçeve mund të jenë antihistaminikët, disa ilaçe për ankthin, disa ilaçe kimioterapie.

Nëse merrni ilaçe të tilla është mirë të këshilloheni paraprakisht me mjekun tuaj.

Nëse jo, atëherë mos hezitoni ta bëni grejprutin pjesë të mëngjesit tuaj.

Kanella

Në shumë studime, kanella ka treguar se ka efekte antioksiduese, anti-inflamatore, antidiabetike, ul kolesterolin dhe ka veti antikancerogjene.

Për shkak të substancës që ndodhet natyrshëm në kanellë, kumarina, konsumi në sasi të mëdha, mund të jetë toksik për mëlçinë dhe veshkat.

Sigurisht që ju nuk keni pse të ndaloni përdorimin e kanellës, por mos e teproni me konsumin e saj./AgroWeb.org