Bananet janë një dhuratë e natyrës, sepse përmbajnë një grusht ushqyesish si kaliumi, vitamina C, vitamina B6, magnezi, bakri dhe fibrat.
Ato janë gjithashtu një burim i shkëlqyer i karbohidrateve, burimi kryesor i energjisë për trupin tonë.
Jo vetëm kaq, por bananet janë shumë të dobishme për shëndetin e zorrëve. Në këtë rast ju duhet t’i kushtoni vëmendje ngjyrës së bananeve.
Bananet e papjekura, që janë të gjelbërta, janë më të larta në pektinë dhe niseshte. Këto përbërës ndihmojnë në ushqimin e mikrobeve të mira në zorrën e trashë.
Ndërsa bananet e pjekura, kanë një efekt të butë laksativ dhe mund të ndihmojnë në luftimin e kapsllëkut akut.
AgroWeb.org ju njeh më poshtë me disa mënyra të thjeshta për të kosumuar banane për një shëndet dhe shije më të mirë.
Bëni “akullore”
Nëse bananet e ngrira i përpunoni në një mikser, ato shndërrohen në një strukturë kremoze, shumë të ngjashme me akulloren.
Ju mund të shtoni pak qumësht ose edhe alternativa të tjera si qumështi i bajames për ta bërë atë akoma më kremoze.
Për të përftuar “akulloren” tuaj, këtë përbërje vendoseni në frigorifer.
Gjithashtu mund të shtoni fruta të tjera për më shumë përfitime dhe shije.
Kombinoni bananet me tërshërën
Bananet dhe tërshëra përbëjnë një kombinim tejet të shëndetshëm.
Ky kombinim ofron fibra dhe do t’ju mbajë të ngopur deri në vaktin tuaj të ardhshëm.
Megjithatë ju mund të shtoni edhe fruta të tjera ose fara të ndryshme për më shumë vlera ushqyese.
Kombinojini me gjalpë kikiriku
Ka shumë mënyra për të shijuar bananet me gjalpin e kikirikut, për të përftuar më shumë proteina, karbohidrate dhe yndyrë të shëndetshme.
Por kombinimi klasik është ai i gjalpit të kikirikut me bananen në tost.
Provoni t’i piqni
Nëse nuk keni provuar kurrë një banane të pjekur në skarë ose furrë, përgatituni të shijoni një ushqim tepër të ëmbël.
Pjekja e frutave krijon një efekt të karamelizuar, për të cilin sigurisht nuk do të pendoheni.
Kombinimi me çokollatë
Një tjetër kombinim fantastik i bananes është edhe ai me çokollatë.
Ju mund t’i piqni ato së bashku ose mund t’i shoqëroni bananet me çokollatë të shkrirë.
Edhe në këtë rast, kombinimi me fruta të tjera është një opsion i mirë.