Pse Fistikët Quhen të Preferuarit e Perandorëve?

4.4k 0

Një nga komplimentat më të bukura që i bëhet një femre që viziton Stambollin, kryeqytetin e dy kontinenteve është “fıstık gibi” “je si fistik” që përdoret për të përshkruar një femër shumë të bukur dhe të nxehtë.

E megjithatë këtu nuk po flasim për Stambollin por për fistikun, një nga arrorët më të lashtë të njerëzimit që përdoret gjërësisht në gjithë botën. Fistiku ka origjinën në vendet e Azisë, veçanërisht në Iran, Irak dhe Siri.

Historia e këtij arrori është me të vërtetë interesante. Faktet arkeologjike që vijnë nga Turqia tregojnë se njerëzit kanë shijuar fistikun që nga viti 7000 para Krishtit.

Fistiku i ka rezituar klimës së nxehtë dhe ka arritur të shpërndahet në Lindjen e Mesme dhe Mesdhe duke u bërë një element i rëndësishëm në gostitë e mbretërve, perandorëve, udhëtarëve dhe njerëzve të thjeshtë.

Sipas gojëdhënave, Mbretëresha e Shebës, një figurë biblike që përmendet në librat e shenjtë të kulturave hebreje, arabe dhe etiopiane – ishte një grua me një pasuri, bukuri dhe fuqi marramendëse, e cila në shekullin e 10-të para Krishtit sundoi Mbretërinë e Sabës në Arabinë jugperëndimore.

Mbretëresha publikoi një dekret mbretëror ku e shpallte fistikun një ushqim mbretëror.

Ajo e dashuronte fistikun aq shumë sa që ndalonte me ligj njerëzit e thjeshtë ta përdornin këtë arror.

Edhe Mbreti i lashtë i Babilonit, Nebuchadnezzar, kishte mbjellë pemë fistiku në kopështin e tij. Sipas gojëdhënave të fesë Muslimane, fistiku ishte një nga ushqimet e pakta që Adami solli në tokë.

Në Shqipëri, fistiku është një nga arrorët më të përdorur, megjithëse e gjithë sasia e konsumuar në vend importohet kryesisht nga Turqia dhe Greqia.

Pjesa më e madhe konsumohet direkt, por një pjesë e konsiderueshme gjithashtu përdoret nga punishtet e ëmbëlsirave, për torta, bakllava apo receta të tjera plot shije.

Pa harruar këtu akulloret me fistik, të cilat gjatë verës janë një mrekulli më vete.

Një pemë fistiku kërkon 10 deri në 12 vjet të prodhojë kokrrat e para, por fatmirësisht këto arrorë nuk janë sezonalë dhe mund t’i gjejmë gjatë gjithë vitit.

Fistikun e gjejmë në disa lloje, me ose pa lëvozhgë, të ëmbëlsuar ose të kriposur. Lëvozhga e mbron fistikun nga dëmet fizike dhe infeksione të ndryshme.

Fistikët e kriposur dhe ato të ëmbël ndoshta nuk janë një alternativë e duhur për shkak të nivelit të lartë të kripës dhe përmbajtjes së lartë të sheqerit.

Fistikët kanë një sërë avantazhesh.

Ata janë ndër të paktët arrorë që përmbajnë shumicën e ushqyesve të rëndësishëm për shëndetin e plotë të njeriut.

Vlerat shëndetësore të fistikut

Mbron shëndetin e zemrës. Konsumimi i fistikëve pa e tepruar dhe për një kohë të gjatë e mban zemrën të shëndetshme.

Kjo ndodh sepse fistikët janë një burim i shkëlqyer i yndyrnave mono-të-pangopura që luajnë një rol të rëndësishëm në uljen e kolesterolit të keq.

Ndaj ngrënia e fistikëve nga pak çdo ditë ëshë një mënyrë e thjeshtë për të parandaluar shfaqjen e problemeve të zemrës.

Fistikët ushqejnë lëkurën dhe përmirësojnë tretjen.

Antioksidantët që gjenden tek fistikët janë terapeutikë për lëkurën.

Vitamina E mbron membranat e qelizave dhe i jep shkëlqim lëkurës. Këto antioksidantë mbrojnë lëkurën ndaj rrezeve të dëmshme të diellit.

Vaji esencial tek fistikët transformohet në një burim të shkëlqyer për të zbutur thatësinë e lëkurës, plakjen dhe shmangur pigmentimin e saj.

Mbajnë peshën nën kontroll. Fistikët janë zgjedhja fillestare e njerëzve që mbajnë dietë.

Të dhënat shkencore tregojnë se fistikët kanë pak kalori, shumë proteina dhe yndyrna të pangopura dhe pak yndyrna të ngopura.

Ato janë një rival i rëndësishëm i arrorëve të tjerë dhe frutave të thata që rekomandohen për mbajtjen nën kontroll të peshës.

Zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve makulare të shkaktuara nga mosha.

Fistikët kanë antioksidantë të fortë siç janë luteina dhe zeaksanthina.

Këto antioksidantë ndihmojnë në pakësimin e shanseve të shfaqjes së sëmundjeve makulare të shkaktuara nga mosha tek të moshuarit.

Ushqejnë lëkurën

Vajrat natyralë që gjenden tek arrorët kanë cilësi fantastike për të ushqyer lëkurën dhe mbrojtur atë nga thatësia ekstreme.

Antioksidantët e fuqishëm si Vitamina A dhe E ndihmojnë në ruajtjen e strukturës së qelizave të lëkurës që kjo e fundit të jetë e lëmuar dhe e re.

Për më tepër, antioksidantët ngadalësojnë të gjithë proçesin e plakjes së lëkurës dhe parandalojnë shfaqjen e rrudhave dhe njollave të moshës.

Përmirësojnë shëndetin e syve.

Ngrënia e fistikëve mbron shëndetin e syve kjo falë karotenoidëve të cilët mbajnë sytë të shëndetshëm dhe të sigurt nga probleme të moshës.

Ndaj nëse dëshironi të keni një shikim “prej skifteri” konsumoni fistikë në sasi të moderuara çdo ditë.

Fistiku si afrodiziak. Studime të vitit 2011 treguan që fistikët kanë një ndikim të fortë në performancën seksuale të meshkujve.

Studimet treguan që meshkujt që konsumojnë çdo ditë rreth 100 gramë fistikë në ditë për tre javë me rrdhë kanë një përmirësim të performancës së tyre seksuale me 50%.

Fistikët plot me antioksidantë

Edhe lëvozhgat e fistikëve kanë një sasi domethënëse antioksidantësh të cilët neutralizojnë radikalet e lira që formohen në trup dhe mund të shkaktojnë sëmundje të kancerit dhe të zemrës.

Përthithja e hekurit

Fistikët kanë në përmbajtjen e tyre një nivel të lartë bakri që ndihmon në përthithjen e hekurit që gjendet tek ushqimet që konsumojmë nga ana e organizmit. Ky proçes ndihmon në kurimin e sëmundjeve si ajo e anemisë.

Kundër plakjes

Vitamina E luan një rol të rëndësishëm për të mbrojtur lëkurën nga plakja.

Megjithatë, ky ushqim i veçantë përfshin antioksidantë të tjerë që luajnë një rol fantastik kundër plakjes së parakohshme, varjes së lëkurës, rrudhave etj.

Këto antioksidantë që përfshijnë vitaminën E përpiqen të neutralizojnë radikalet e lira që dëmtojnë lëkurën dhe përshpejtojnë plakjen. Kështu do të keni një paraqitje më të re dhe një lëkurë me shkëlqim rinor./AgroWeb.org/