Si të Përgatisni Merengë për Ëmbëlsirat Tuaja

1.5k 0

Merenga është një shkumë e ëmbël, që bëhet nga të bardhat dhe vezëve dhe sheqeri.

Kur i rrahim këto përbërës së bashku, ato shndërrohen në një strukturë të butë, që mund ta përdorni në receta të ndryshme ëmbëlsirash.

Për ta përgatitur, ju mund të përdorni për thjeshtësi një mikser, por gjithashtu mund ta rrihni këtë përbërje me dorë. Mjafton të zgjidhni atë që ju përshtatet më mirë.

AgroWeb.org më poshtë ju sugjeron dy mënyra të thjeshta për të përgatitur merengë në shtëpinë tuaj.

Si të përgatisni merengë të butë

Marenga e butë, mund të përdoret për të bërë pandespanjë ose për të bërë kek, recetat janë të pafundme.

Përbërësit:

  • 1/2 filxhan sheqer
  • 1 lugë gjelle niseshte misri
  • 1/2 filxhan ujë të ftohtë
  • 4 të bardha vezësh, të ruajtura në temperaturë dhome
  • 3/4 lugë çaji ekstrakt vanilje

Hapat që duhet të ndiqni:

Në një tenxhere, bashkoni niseshten e misrit dhe dy lugë gjelle sheqer. Duke i përzier, shtoni gradualisht ujë të ftohtë.

Vendoseni tenxheren në nxehtësi mesatare dhe vazhdoni ta përzieni, derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Më pas transferojeni atë në një tas dhe vendoseni në frigorifer që të ftohet.

Në një tas të madh, rrihni të bardhat e vezëve dhe shtoni vaniljen, derisa përzierja të trashet. Shtoni më pas gradualisht sheqerin e mbetur.

Së fundmi, bashkoni këto dy përbërje dhe rrihini derisa sheqeri të tretet dhe të formohet në masë e qëndrueshme.

Si të bëni merengë të ngurtë

Siç nënkuptohet nga vetë emri, merenga e ngurtë e ruan formën e saj dhe është e përshtatshme për të bërë me të biskota krokante dhe shumë ëmbësira të tjera.

Përbërësit:

  • 2 të bardha vezësh
  • ½ filxhan sheqer
  • ½ lugë çaji lëng limoni

Udhëzimet

Në një tas të madh, bashkoni të bardhat e vezëve me lëngun e limonit dhe rriheni përzierjen derisa të krijohet një masë shkumuese.

Shtoni ngadalë sheqerin duke e rrahur mirë këtë përbërje.

Vazhdoni ta rrihni derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe me shkëlqim.

Për të provuar qëndrueshmërinë e saj, provoni të ktheni me kujdes tasin përmbys. Nëse përzierja qëndron atëherë është gati, nëse lëviz ju duhet ta rrihni edhe pak.

Gjithashtu duhet të siguroheni që sheqeri është tretur plotësisht.

Disa sekrete për të përgatitur një merengë sa më të mirë

Përdorni vezë të vjetra

Vezët e vjetra mund prodhojnë merenga më të butë dhe më të dendura.

Për të kuptuar nëse vezët janë të freskëta ose jo, mjafton të vendosni njërën në një gotë me ujë. Nëse ajo noton është e freskët, nëse bie në fund atëherë është përfekte për të bërë merenga.

Mbajini vezët në temperaturën e dhomës

Për të pasur një vëllim sa më të madh, lërini të bardhat e vezëve të qëndrojnë në temperaturë dhome për 30 minuta para se t’i rrihni./AgroWeb.org